Të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare duhet të përkrahin rolin udhëheqës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bashkëpunimin global kundër pandemisë, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian. Ai e bëri këtë deklaratë pas njoftimeve se Franca dhe Gjermania janë tërhequr nga bisedimet për reformimin e OBSh-së, për shkak të përpjekjeve të ShBA-së për t'i udhëhequr negociatat pas daljes nga kjo organizatë.

Ministri italian i Shëndetësisë deklaroi se puna për dokumentin e reformës po vazhdon, por vendi i tij mban një qëndrim të ngjashëm me Francën dhe Gjermaninë.

Zëdhënësi tha se tërheqja e ShBA-së nga OBSh-ja është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare, duke shtuar se OBSh-ja ka rëndësi jetike në luftën kundër pandemisë.

"OBSh-ja luan një rol qendror e të pazëvendësueshëm në bashkërendimin e përpjekjeve globale kundër pandemisë. Është një konsensus ndërkombëtar që mbështetja ndaj OBSh-së është mbështetje ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shpëtimit të jetëve", shtoi Zhao Lijian.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze e nxiti gjithashtu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime konkrete për të ruajtur multilateralizmin.(Zhang Yan)