Një ekspozitë në metropolin kinez po shfaq imazhe të kohës së kaluar gjatë karantinës duke i ndihmuar njerëzit të reflektojnë mbi rëndësinë e lidhjeve me njëri-tjetrin.
Kina ka qenë një nga vendet më të suksesshme në frenimin e përhapjes së COVID-19 falë përgjigjes së saj të shpejtë.
Një studim i përbashkët nga Universiteti Yale dhe Universiteti Jinan i Kinës tregoi se, në fund të shkurtit, përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e Kinës parandaluan mbi një milion infeksione dhe më shumë se 50 mijë vdekje.
Gjatë javëve dhe muajve të bllokimit në të gjithë Kinën, njerëzit u izoluan në shtëpi dhe respektuan me shumë seriozitet rregullat e distancimit social.
Ekspozita me temë “Pamje nga karantina", përmban imazhe me ngjyra të kundërta për të shprehur tetë emocione njerëzore, siç janë gëzimi, keqardhja, dashuria dhe zemërimi.
Artisti amerikan që jeton në Shangai Redic dëshiron të përcjellë një mesazh se si përhapja e virusit ne mësoi se sa të lidhur janë njerëzit me njëri-tjetrin.
"Është e sigurt që vitin 2020 nuk do ta harrojmë kurrë, por pastaj gjithashtu, jashtë asaj kohe mbylljeje, këto ndjenja universale na lidhin gjithashtu. Shpresojmë, të kemi qenë në gjendje të mësojmë diçka pasi virusi ishte shumë përçarës dhe shpeshherë kemi ndier 'çfarë do ndodhë pas kësaj?' "
Në rrethanat e pamundura kur të gjithë u përpoqën të qëndrojnë larg njëri-tjetrit gjatë pandemisë, Redic vendosi një lidhje me artistin italian Orlando Daga, veprat e artit të të cilit shfaqen edhe në ekspozitë.
Daga thotë se vendosi të punojë me Redic sepse, megjithëse distancimi shoqëror vijon të mbetet i rëndësishëm, është një mundësi për t’u rilidhur. Ata të dy kanë ndarë përvojat me njëri-tjetrin, duke sjellë vepra arti cilësore.
Të dy artistët janë të mendimit se emocionet e përgjithshme që njerëzit kanë ndaj virusit tregojnë gjithashtu se njerëzit janë shumë të ngjashëm. Ekspozita shpreson t’i nxisë njerëzit të riorganizojnë kohën e tyre dhe të ripërcaktojnë atë që është e rëndësishme për ta në epokën pas pandemisë. (Albana)