Kina po punon për të përmirësuar më tej aftësinë e saj të testimit të acidit nukleik ndërkohë që qëndron vigjilente për shpërthime të reja të koronavirusit novel.
Tani, Kina mund të prodhojë deri në 46 milionë kite testimi në javë, si dhe 1200 grupe pajisjesh testimi.
Deri tani, rreth 200 milionë sete prove dhe mbi 12 mijë pajisje u janë shpërndarë spitaleve, qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, porteve doganore dhe institucioneve të palëve të treta në të gjithë vendin.
Wang Jiangping, zv.ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, tha se aftësia e tanishme e testimit të acidit nukleik të vendit mund të plotësojë kërkesën e punës së vazhdueshme të parandalimit dhe kontrollit të pandemisë.
"Deri në fund të korrikut, Kina arriti të sigurojë mbi 4.8 milionë teste të acidit nukleik në ditë. Tani, në të gjithë vendin mund të kryhet testim i mbi 4900 institucioneve mjekësore dhe mbi 38 mijë profesionistë mund të ofrojnë ndihmë".
Kina ka theksuar rëndësinë e testimit masiv në përgjigjen e saj ndaj COVID-19.
Deri tani, Kina ka kryer testim masiv në qytetet e mëdha si Wuhan dhe Pekin.
Bao Xianhua nga Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë tha se efikasiteti i testimit të koronavirusit është rritur ndjeshëm falë përmirësimit të produkteve të testimit.
"Me metodën tradicionale, bërja e testit kërkonte mbi katër orë, por tani mjafton vetëm rreth një orë. Procesi madje mund të shkurtohet në 30 minuta."
(Albana)