Të mërkurën pasdite sipas kohës së Pekinit, Enti për Gratë i OKB-së organizoi tryezën e rrumbullakët ministrore nëpërmjet videos, me temë "Nga përgjigja te mëkëmbja: Përvoja e Kinës dhe e partnerëve globalë".
Huang Xiaowei, zëvendëskryetarja e Komitetit të Punës për Gratë dhe Fëmijët pranë Këshillit të Shtetit dhe sekretarja e parë e Sekretariatit të Federatës së Grave të Kinës, mbajti një fjalim kryesor, ku paraqiti para bashkësisë ndërkombëtare arritjet dhe përvojën e Kinës në promovimin e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, dhe të zhvillimit ekonomik e shoqëror.
Huang Xiaowei u bëri thirrje të gjitha vendeve që të rrisin më tej ndërgjegjësimin e një bashkësie me fate të përbashkëta për njerëzimin, të forcojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin, të mposhtin bashkërisht epideminë, të përpiqen të arrijnë barazinë gjinore dhe të promovojnë zhvillimin e gjithanshëm të grave.
Edhe Phumzile Mlambo-Ngcuka, zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së dhe drejtorja ekzekutive e Entit për Gratë të OKB-së, mbajti një fjalim, ku falënderoi përfaqësuesen kineze për shkëmbimin e përvojave të vlefshme në bashkërendimin dhe promovimin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë dhe të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Ajo tha se duhet t'i kushtohet vëmendje e plotë kontributit dhe rolit udhëheqës të grave në përgjigje të epidemisë dhe rifillimit të punës dhe prodhimit . Vendet e ndryshme duhet të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin për të promovuar bashkërisht ndërtimin e një bote më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.(Zhan Dian/Artan Goga)