Zv.kryeministri kinez Liu He dhe zv.kryetari ekzekutiv i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis bashkëkryesuan të martën Dialogun e 8-të ekonomiko-tregtar të nivelit të lartë Kinë-BE, që u zhvillua në formën e një videokonference. Para shtimit të zërave për unilateralizëm dhe proteksionizëm, pandemia COVID-19 ka acaruar paqëndrueshmërinë në përmasë botërore.

Në dialog, Kina dhe Europa, si dy forca botërore që përfaqësojnë dy qytetërime të lashta kanë arritur mendime unanime mbi tema të rëndësishme si mbi betejën antiepidemike, qeverisjen ekonomike globale, sigurimin e zinxhirëve globalë të furnizimit, reformën e OBT-së, zgjerim të mëtejshëm të tregut etj., që sipas një komenti të Grupi Mediatik të Kinës(CMG) kanë sjellë më shumë faktorë të sigurtë për botën, veçanërisht për ekonominë globale në krizë.

Vitet e fundit, Kina ka vijuar hapjen, përmirësimin e mjediseve të biznesit, duke liruar pesë herë kufizimet e hyrjes së kapitaleve të huaja, duke u ofruar ndërmarrjeve botërore, përfshi ato europiane, shanse të mëdha të tregut.

Ditët e fundit, Këshilli Europian autorizoi zyrtarisht nënshkrimin e marrëveshjes së njohjes reciproke të treguesve gjeografike, e cila si marrëveshja e parë vitet e fundit me rëndësi të mëdha tregtare midis Kinës dhe Europës ka kuptim të jashtëzakonshëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis dy palëve. Treguesit gjeografikë i takojnë çështjes së pronësisë intelektuale që mbron eksportin e produkteve të posaçme të një vendi në tregje të tjera nëpërmjet shënimit të vendeve të prodhimit.

Jo vetëm kaq, në komentin e CMG-së vihet në dukje se Kina dhe BE-ja kanë edhe hapësira të gjera në fushat si zhvillim i gjelbër, ndërlidhshmëri, inteligjencë artificiale etj. Marrim ekonominë e gjelbër si shembull, në pesë vitet e fundit, Kina ka përvetësuar kapacitetet më të mëdha të prodhimit të energjisë duke shfrytëzuar energjine diellore dhe të erës, janë shitur mbi 50% të makinave elektrike dhe janë prodhuar 99% e autobusëve elektrikë të botës. Kështu, pasi ShBA-ja deklaroi tërheqjen e njënashme nga Marrëveshja e Parisit, Kina dhe Europa kanë më shumë përgjegjësi për të udhëhequr përballimin e ndryshimit klimatik në përmasën botërore.

Sidomos tani kur OBT-ja dhe OBSh-ja po përballen me unilateralizmin e palës amerikane, Kina dhe BE-ja duhet të ruajnë shkëmbimet dhe bashkërendimin në bazë të mekanizmit të bashkëpunimit shumëpalësh, duke mbrojtur rendin e shumëpalësisë dhe përballur ndikimet e pandemisë.

"Në bazë të rezultateve të dialogut të kësaj here, Kina dhe Europa deklaruan arritjen e përparimit pozitiv për reformimin e OBT-së dhe forcimin e bashkëpunimit antiepidemik. Këto rezultate kanë dërguar sinjale të qarta para veprimeve të njëanshme të palës amerikane", përfundon komenti i CMG-së.