Një raund i dytë i testeve të acidit nukleik është duke u zhvilluar në zonat me rrezik të lartë për COVID-19 në kryeqendrën e Rajonit Autonom të Xinjiang-ut.

Raundi i parë i testimit ka përfunduar në shumicën e distrikteve të Urumqit.

Drejtor i komisionit shëndetësor të qytetit, Zhang Wei, thotë se raundi i dytë i testimit synon të shmangë rezultatet e pasakta nga raundi i parë:

"Për shkak të një sërë arsyesh, ka disa rezultate të rreme negative. Duke filluar nga e diela, ne kemi nisur një raund të dytë të testimit të acidit nukleik falas në zonat me rrezik të lartë, të tilla si distriktet Tianshan e Shaybak dhe zona të tjera kryesore."

Në Xinjiang janë raportuar 137 raste të konfirmuara të COVID-19 deri të shtunën, dhe mbi 7 100 veta janë nën vëzhgim mjekësor.(Vera)