Autoritetet në Dalian po marrin masa të jashtëzakonshme për të kontrolluar shpërthimin e fundit të koronavirusit të ri.
Qysh nga java e kaluar, ky qytet i provincës kineze Liaoning ka konfirmuar mbi 20 raste të COVID-19.
Të dielën, autoritetet kombëtare të shëndetësisë e nxitën Bashkinë e Dalian-it të zgjerojë testimin e acidit nukleik, të identifikojë më shumë kontakte të pacientëve të konfirmuar dhe të marrë masa më të shënjestruara në blloqet e banimit. (Fang Xiaoyu)