Lancet, një nga revistat më të vjetra dhe më të respektuara mjekësore në botë, shkruan se Kina e ka kontrolluar në përgjithësi epideminë COVID-19 dhe vendet e tjera të botës mund të mësojnë nga suksesi i Kinës në kontrollin e shpërthimit.
Në një kryeartikull, Lancet shkruan se reagimet e Kinës tregojnë rëndësinë e studimeve të brendshme dhe aftësinë e lartë në shëndetin publik.
Në artikull shkruhet se shkencëtarët kinezë arritën ta identifikojnë shumë shpejt këtë virus dhe shpërndanë të dhënat e sekuencave gjenomike tek vendet e tjera globale menjëherë pas shpërthimit të virusit jetëmarrës.
Në fund të janarit, mjekët nga Kina kanë grumbulluar karakteristikat klinike të pacientëve të prekur nga virusi i COVID-19, transmetimin mes personave, karakteristikat gjenomike dhe epidemiologjike, duke i paralajmëruar botës mbi kërcënimet e COVID-19 me artikuj të tërë studimi të publikuar në “Lancet”.
Në artikull thuhet gjithashtu se trajtimi i emergjencës së shëndetit global kërkon një bashkëpunim të hapur dhe në rastin e COVID-19, "bërja e Kinës dash kurbani për pandeminë nuk është një reagim konstruktiv." (Xu Guang/Albana)