Konsulli i Përgjithshëm i Kinës në Houston Cai Wei theksoi se miqësia mes popujve kinezë dhe amerikanë do të mbizotërojë, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve nga disa politikanë amerikanë.
ShBA-ja i bëri me dije të martën Kinës në një mënyrë të papritur se do të mbyllë konsullatën e saj në Houston të Texasit, brenda 72 orësh.
Në një letër të hapur drejtuar banorëve në shtetet jugore të ShBA-së, Cai tha se kjo konsullatë ka qëndruar gjithmonë me popullin në këtë rajon, veçanërisht përballë sfidave si pandemia e COVID-19 dhe katastrofat natyrore si uragane etj.
Ai shtoi se shkëmbimet mes qeverisë kineze dhe rajonit jugor të ShBA-së dhe shërbimet për qytetarët kinezë jashtë vendit nuk do të ndalojnë. (Xu Guang/Albana)