Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së, Xi Jinping, bëri të enjten një vizitë inspektimi në kryeqendrën e provincës Jilin, Changchun. Ai vizitoi bllokun e banimit “Changshan Huayuan” në lagjen “Tuanshan” të distriktit Kuancheng, Institutin e Kuadrove të Lagjeve të Changchun-it, Ekspozitën e Projektimit të Zonës së Re të Changchun-it dhe Qendrën e Studimit dhe të Zhvillimit pranë grupit të automjeteve FAW, për t’u njohur nga afër me qeverisjen shoqërore në bazë, projektimin dhe ndërtimin e Zonës së Re, si edhe reformën e zhvillimin e ndërmarrjeve shtetërore.
Ndryshimi i një blloku banimi
Blloku i banimit “Changshan Huayuan” ka qenë një konvikt për familjet e punonjësve të një fabrike për prodhimin e pjesëve të këmbimit. Atje ka shumë të papunë, të ardhur dhe shumë të moshuar. Wu Yaqin që ka punuar për 22 vjetë në zonën malore është bërë “kryetarja e lagjeve”. Ajo ka eksploruar modelin e punës në lagje “bisedim 4 hapësh” dhe “12 metodat për ndërmjetësimin e çështjeve civile”. Tani, ky bllok banimi është bërë shembull i harmonisë kombëtare.
Sekretari i përgjithshëm tha se “blloku i banimit është bazë, vetëm kur të kemi një bazë të fortë, do të kemi ‘një pallat’ të fortë shtetëror”. Në këtë bllok banimi, Xi Jinping theksoi që në shumë raste, sistemi i administrimit i një vendi dhe niveli i modernizimit të aftësisë qeverisëse janë treguar në nivelin bazë të shoqërisë. Pa një bazë të fortë, edhe malet dhe toka do të tunden. Prandaj, duhet të forcohet pandërprerë kjo bazë me qeverisje shoqërore në thelb.
“Të sapodiplomuarit” nga instituti i kuadrove
Në distriktin Kuancheng, presidenti Xi vizitoi Institutin e Kuadrove të Lagjeve të Changchunit, që ndodhet buzë bllokut të banimit “Changshan Huayuan”. Ky institut është formuar në bazë të studios së ndërmjetësimit të çështjeve popullore të Wu Yaqinit. Kjo është baza e vetme në Kinë për përgatitjen e kuadrove të lagjeve.
“Rifreskimi” i një ndërmarrjeje shtetërore
Pasditen e 23 korrikut, presidenti Xi vizitoi institutin e kërkimeve pranë grupit të automjeteve FAW. FAW u krijua në 1953 dhe është një nga programet kryesore të planit të parë 5-vjeçar të Kinës. Pas zhvillimit prej 60 vjetësh është formuar rrjeti i produkteve të shumta. Krahas kësaj, është formuar situata e kërkimeve globale me “3 vendet e 5 vendndodhjet”, duke fituar 146 çmime kombëtare të sektorit të automjeteve dhe mbi 5200 patenta profesionale në dekadën e fundit.
Verilindja është bazë e rëndësishme industriale në Kinë, ku janë përgatitur një sërë “ekipe bazë” të industrisë kombëtare. Gjatë vizitave të tij të inspektimit, presidenti Xi gjithnjë viziton ndërmarrje të mëdha shtetërore dhe thekson thellimin e reformave dhe risinë. Gjatë vizitës së tij të kaluar në Kinën Verilindore, sekretari i përgjithshëm theksoi se: “Në botë, unilaterizmi dhe proteksionizmi janë në rritje, ne duhet medoemos të ecim në rrugën e vetëprodhimit. Kjo duhet parë me pozitivitet pasi më në fund zhvillimi i Kinës varet nga vetvetja.”
“Ambicia” në një pallat ekspozimi
Po atë ditë, presidenti Xi Jinping vizitoi pallatin e projektimit të Zonës së Re në Changchun.
Zona e Re në Changchun është e 17-ta në rang kombëtar dhe është një motor i rëndësishëm i rimëkëmbjes së krahinave verilindore të vendit në epokën e re, si dhe zona thelbësore për zonën pilot Changchun-Jilin-Tumenjiang. Analistët janë të mendimit që këtë herë, sekretari i përgjithshëm bëri vizitë në Jilin për të bërë studim dhe inspektim për planin e 14-të 5-vjeçar të Kinës.