Sipas të dhënave, deri në fund të vitit të kaluar, në Kinë kishte mbi 1.3 miliardë përdorues të internetit të lëvizshëm, duke zënë 32 për qind të numrit të përgjithshëm në botë.
Vëllimi i transaksioneve në industrinë e tregtisë elektronike të Kinës arriti në afro 35 trilionë juanë, ose 5 trilionë dollarë, duke u renditur në vendin e parë në botë.
Transaksionet e pagesave në internet arritën vjet në 250 trilionë juanë, ndërsa vlera e shtuar e ekonomisë dixhitale 36 trilionë juanë.
Zyrtarët thonë se Kina do të shpejtojë ndërtimin e infrastrukturës së re, si rrjeti 5G, dhe do të promovojë zbatimin e teknologjisë inovative dhe të integruar, duke përfshirë teknologjinë e informatikës cloud, të dhënat e mëdha dhe inteligjencën artificiale. (Li Huailiang)