Qyteti Siping i provincës Jilin ndodhet në qendrën e rrafshinës Songliao të Kinës verilindore. Gjatë luftës çlirimtare, ushtria popullore e udhëhequr nga Partia Komuniste e Kinës arriti fitoren përfundimtare të betejës së Siping-ut ku humbën jetën afro 20 mijë ushtarë.
Pasditen e së mërkurës, presidenti Xi Jinping vizitoi Muzeun Përkujtimor të Betejës së Siping-ut. Ai tha se beteja e Siping-ut ishte vetëm një betejë në procesin tonë revolucionar. Nga qyteti Nanchang deri në malin Jinggangshan, nga Marshimi i Madh dhe lufta kundër agresorëve japonezë deri në luftën çlirimtare dhe në luftën në ndihmë të Koresë së Veriut, kjo ishte vetëm një betejë. 1.4 miliardë banorë dhe mbi 90 milionë anëtarë të Partisë, veçanërisht kuadrot e niveleve të ndryshme duhet të mësojnë mirë historinë e PKK-së dhe historinë e Kinës së Re. Revolucioni është një proces i vështirë dhe mbrojtja e çështjes sonë është më e vështirë. Ne duhet të mbrojmë çështjen e madhe të krijuar nga PKK-ja duke e trashëguar brez pas brezi. (Fani)