"Fabrika e ëndrrave të të rinjve Shenzhen - Hong-Kong" në Qianhai të Shenzhenit u krijua para pesë vjetëve. Si platformë e Reformës dhe e Hapjes në epokën e re, shumë kompani janë vendosur këtu. Kjo “fabrikë” është bërë vendi ku të rinjtë nga Guangdong-u, Hong-Kongu dhe Makaoja po realizojnë ëndrrat e tyre.
Zhao Zizhou, krijuesi i një kompanie të vogël të teknologjisë inteligjente në Qianhai, thotë: "Në Shenzhen mund të shikoni se ekonomia private, ndërmarrjet e vogla dhe ndërmarrjet fillestare janë më aktivet, duke pasur edhe shumë të rinj."
32-vjeçari Zhao Zizhou është diplomuar në një universitet të njohur amerikan. Ai pa në “Silicon Valley” të Kalifornisë prezantimin e "Fabrikës së ëndrrave të të rinjve Shenzhen – Hong-Kong". Me dëshirën për të krijuar kompani në atdhe, ai bashkëpunoi me shokët e tij të universitetit, duke shkuar në Shenzhen.
Kompania e Zhao-s përfshin 20 punonjës me moshë mesatare 27 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë pasuniversitarë që janë kthyer nga jashtë në atdhe. Zhao tha sinqerisht se, si kompani fillestare që janë, s'mund t’u japin rroga të larta punonjësve. Por "Fabrika" ofron politika për këtë. Ajo ka shpallur politikat e tërheqjes së talenteve të nivelit të lartë e të rralla dhe jep subvencione qeveritare, që mund të ofrojnë ndihmë edhe për kompaninë e Zhao-s. Pushteti vendor do të japë atij 3.2 milionë juanë brenda pesë vjetëve.
Krijimi i kompanisë nuk është pa probleme. Pas dështimit, Zhao Zizhou zhvilloi hollësisht hetimin e tregut dhe ndryshoi idenë e zhvillimit të biznesit:
"Në fillim mendova të hapja një kompani të madhe të nivelit të lartë. Por tani e kam ndryshuar mendimin. Do të bëj një kompani teknologjike që u sjell vlera klientëve. Tani po bëjmë robotë për tekstilet. Një robot mund të zëvendësojë tre veta dhe mund të zgjidhë problemet konkrete. Është gjë shumë e mirë."
Në Qianhai të Shenzhenit edhe shumë të rinj të tjerë kanë krijuar kompanitë e tyre. Tani "Fabrika e ëndrrave të të rinjve Shenzhen - Hong-Kong" është bërë vendi i “inkubacionit” të 446 kompanive. (Çang Çuo)