Shoqata Kineze për Shkencë dhe Teknologji (CAST) është duke ndërtuar një platformë për të zhvilluar një ekosistem me inovacion shkencor, duke përdorur teknologjinë e informacionit të gjeneratës së re.
Në Samitin Botëror të Ekonomisë Digjitale për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2020, që u mbajt në Pekin të enjten, CAST-i bëri të ditur që ekosistemi i ekonomisë digjitale pritet të formojë një fuqi të re në transformimin industrial, si edhe për zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë.
Platforma e risisë shkencore do të promovojë bashkëveprimin midis shkencës, industrisë dhe financave, si dhe do të thellojë integrimin e shkencës me ekonominë.
Samiti zhvillohet nën drejtimin e CAST dhe e vë theksin te transformimi digjital i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Samiti u ndoq nga mbi 10 milionë ndjekës nga e gjithë bota.