Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat fiskale të Kinës shënuan një rritje 3.2% në qershor, rritja e parë për këtë vit.
Sipas Ministrisë së Financave, në gjysmën e parë të vitit 2020, të ardhurat fiskale të Kinës arritën në 9.62 trilionë juanë, një rënie 10.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të ardhurat tatimore në gjashtë muajt e parë arritën në 8.2 trilionë juanë, 11.3% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, burimi më i madh i të ardhurave fiskale në vend, ranë 19.1% në krahasim me vitin 2019.
Qeveria qendrore mblodhi afro 4.43 trilionë juanë në të ardhura fiskale gjatë gjashtë muajve të parë, 14% më pak se në 2019-n, ndërsa qeveritë vendore patën rënie të të ardhurave fiskale prej 7.9% në 5.18 trilion juanë.
Ekonomia kineze shënoi rritje në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi Kina rifiloi gradualisht punën dhe prodhimin pas përballimit me sukses të epidemisë COVID-19.