Në gjysmën e parë të këtij viti, investimet e huaja të drejtpërdrejta në pjesën kontinentale të Kinës ishin 470 miliardë juanë, ose rreth 67 miliardë dollarë amerikanë, me një ulje 1.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ulja ishte 2.5 pikë përqindjeje më e vogël se në pesë muajt e parë të vitit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng tha se ruajtja e qëndrueshmërisë së investimeve të huaja vijon të jetë një detyrë e rëndë:
“Situata e ekonomisë botërore mbetet e vështirë dhe e ndërlikuar dhe shumë faktorë të pasigurt ndikojnë në investimet e huaja. Prandaj, mbeten ende sfida të mëdha për realizimin e objektivit të këtij viti për ruajtjen e qëndrueshmërisë së investimeve të huaja.”
Në gjashtëmujorin e parë, investimet nga Hong-Kongu, Singapori, ShBA-ja dhe vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” shënuan rritje. (Wang Lei)