Agjencitë turistike dhe biznesi turistik në internet tani lejohen të organizojnë udhëtime në grup midis provincave të Kinës me rrezik të ulët nga COVID-19.

Por ende ndalohen udhëtimet ndërprovinciale në rajonet me rrezik të mesëm ose të lartë, ndërkohë që edhe udhëtimet ndërkombëtare mbeten të mbyllura.

Chen Qingyong, presidenti i një agjencie të shërbimit të turizmit ndërkombëtar në Pekin, thotë se rifillimi i udhëtimeve ndërprovinciale pasqyron rihapjen e mëtejshme të tregut të brendshëm turistik:

“Rinisja e udhëtimeve ndërmjet provincave do të nxitë rimëkëmbjen e plotë të çdo hallke të zinxhirit industrial të turizmit, duke përfshirë shërbimet ushqimore, akomodimin, transportin, vizitat turistike, blerjet dhe argëtimin.”(Li Huailiang)