Kinematë në zonat me nivel të ulët rreziku do të hapen prej datës 20 korrik pas një përmirësimi të dukshëm të gjendjes epidemike COVID-19, njoftoi të enjten Administrata Kineze e Filmit.
Në një qarkore të administratës, kinematë do të hapen duke respektuar masat e duhura të parandalimit dhe kontrollit. Administrata theksoi gjithashtu që kinematë duhet të ndërpresin funksionimin e tyre nëse zonat ku operojnë cilësohen si zona me rrezikshmëri të mesme ose të lartë. (Albana)