Shërbimi postar i Kinës raportoi të ardhura prej 500 miliardë juanësh në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 11 për qind më shumë se një vit më parë.
Në gjysmën e parë të vitit, postë e shpejtë u rrit 22 për qind, afër nivelit mesatar të vitit të kaluar.
Vëllimi mesatar ditor i postës së shpejtë në tremujorin e dytë arriti në 240 milionë, thuajse po aq sa vëllimi më i lartë ditor në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.(Zhan Dian/Artan Goga)