Të dhënat zyrtare tregojnë se tregtia elektronike ndërkufitare e Kinës u rrit me 26 për qind në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Eksportet u shtuan 29 për qind dhe importet 24 për qind.
Një zyrtar thotë se kërkesa e madhe për tregtinë elektronike u shfaq në gjashtë muajt e parë të vitit për shkak të koronavirusit të ri.
Kina filloi shërbimin pilot në 10 zyra doganore në qytete si Pekini, Hangzhou dhe Shenzhen më 1 korrik, për të thjeshtuar procedurën doganore të transaksioneve ndërkufitare biznes me biznes.
Një javë pas projektit pilot, janë kontrolluar rreth 270 mijë urdhërpagesa të tregtisë elektronike ndërkufitare, me vlerë 250 milionë juanë.
Mallra si veshje, pajisje të vogla shtëpiake dhe pjesë telefonash celularë janë dërguar në Evropë, vendet e Azisë Juglindore dhe Shtetet e Bashkuara.(Zhan Dian/Artan Goga)