Marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Filipineve janë forcuar pasi udhëheqësit e të dy vendeve arritën konsensus të rëndësishëm për të kërkuar zhvillimin e përbashkët duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet. Kështu tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një bisede me homologun e vet filipinas Teodoro Locsin.
Wang shtoi se Kina do të vazhdojë të punojë me të gjitha palët, përfshirë Filipinet, për të trajtuar siç duhet mosmarrëveshjet mbi Detin e Kinës Jugore nëpërmjet dialogut e konsultimeve, dhe për të nxitur paqen dhe stabilitetin rajonal.
Kryediplomati kinez ritheksoi gjithashtu qëndrimin e vendit të vet për të ndarë me Filipinet përvojën në luftën kundër COVID-19 dhe për të promovuar bashkëpunimin në studimin dhe prodhimin e vaksinave.
Loscin-i shprehu nga ana e tij gatishmërinë e Filipineve për të punuar me Kinën për të forcuar më tej miqësinë dhe për të rritur bashkëpunimin dypalësh.