Kryeqyteti kinez nuk ka më zona me rrezik të lartë për koronavirusin e ri, pas kategorizimit të lokalitetit Huaxiang në distriktin Fengtai si një zonë me rrezik të mesëm, për shkak të raportimit të më pak se 10 rasteve në dy javët e fundit.

Lokaliteti ka qenë më i godituri pas shfaqjes së një vatre të re muajin e kaluar.

Pekini raportoi mbi 330 të infektuar gjatë këtij shpërthimi. Më shumë se 100 prej tyre janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.

Tani qyteti ka ende shtatë zona me rrezik të mesëm.(Vera)