Nie Xueming është një punonjës i “dërgimit rrufe” në qytetin Guiyang të Kinës Jugperëndimore. Ai u ofron klientëve shërbimet e dërgimeve të çastit në dorë brenda qytetit dhe të ardhurat mujore mesatare janë rreth 10 mijë juanë (afro 1400 usd). Në mbi 200 qytete kineze punojnë mbi 900 mijë dërgues të çastit dhe një e treta prej tyre janë nga zonat e varfra.
Kjo është një pasqyrë e zhvillimit të ekonomisë digjitale në Kinë, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Gjatë më shumë se një dekade të fundit, ekonomia digjitale ka pasur zhvillim të vrullshëm dhe ka krijuar shumë vende të reja pune. Ndër 9 profesione të reja të publikuara nga pala zyrtare kineze, 4 kanë lidhje të ngushta me ekonominë digjitale, si tekniku i zinxhirit të bllokimit, menaxheri i marketingut në internet, testuesi i sigurisë informative dhe punonjësi i mësimdhënies në internet.
Ekonomia digjitale i ka krijuar ekonomisë kineze pikën e re të rritjes. Në vitin 2019, vlera e shtuar nga ekonomia digjitale arriti në 35.8 trilionë juanë dhe ekonomia digjitale zuri 36.2% në PBB-në e Kinës, ndërsa në vitin 2015 kjo përqindje ishte vetëm 14.2%. Po në vitin 2019, ekonomia digjitale kontribuoi 67.7% të rritjes së PBB-së, duke u bërë forca kyçe për nxitjen e rritjes së ekonomisë kineze.
Aktualisht, ekonomia digjitale është integruar më tej me ekonominë reale në Kinë dhe ka nxitur zhvillimin më cilësor të sektorëve të manifakturës, të bujqësisë, komunikacionit, arsimit, mjekësisë etj.
Fuqizimi i shpejtë i ekonomisë digjitale në Kinë mbështetet në radhë të parë në tregun kolosal të vendit. Potenciali i madh i konsumatorëve ka stimuluar edhe pasionet e kompanive teknologjike kineze dhe të huaja të provojnë produkte të teknologjive të reja. P.sh., biçikleta e përdorimit të përbashkët është bërë rrugëzgjidhje e shumë kinezëve për udhëtimet e shkurtra brenda qytetit.
Edhe industrializimi i teknologjive digjitale ka hedhur bazë për zhvillimin e ekonomisë digjitale, si 5G, të dhëna të mëdha, informatika cloud, zinxhiri i bllokimit etj. Në këtë drejtim, qeveria kineze ka nxjerrë një sërë politikash makroekonomike në përkrahje të ekonomisë digjitale.
Mund të parashikohet se pas pandemisë, ekonomia digjitale do të vazhdojë t’i shërbyer si forcë kyçe rritjes së ekonomisë kineze, komentoi CMG-ja. (Wang Lei)