Shoqëria Kineze për Studimet mbi të Drejtat e Njeriut publikoi të enjten një artikull, duke zbuluar hipokrizinë e "të drejtave të njeriut" të stilit amerikan" siç dëshmohet nga politikat e saj jashtëzakonisht të ashpra të emigracionit dhe shkeljet e të drejtave themelore dhe dinjitetit personal të emigrantëve.


Protestues u mblodhën rreth Shtëpisë së Bardhë më 6 qershor 2020 për vdekjen e George Floyd-it  

Diskriminimi fetar, kulturor dhe racor kundër emigrantëve po zhvillohet më shumë duke u bërë gjithnjë e më i fortë në Shtetet e Bashkuara, thuhet në artikullin me titull "Diskriminimi serioz dhe trajtimi mizor i emigrantëve ekspozon plotësisht hipokrizinë e 'Të Drejtave të Njeriut nga ShBA-ja."

 

Në artikull theksohet se qeveria amerikane i ka trajtuar emigrantët me dhunë dhe i ka arrestuar ata në një shkallë të gjerë në zonat kufitare të Shteteve të Bashkuara.

 

Politika amerikane e emigracionit "zero tolerancë" ka rezultuar në ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, vuri në dukje artikulli.


Shënimi i një protestuesi shihet në një gardh afër Shtëpisë së Bardhë më 8 qershor 2020 

"Emigrantët, përfshirë edhe fëmijët emigrantë, i nënshtrohen një trajtimi çnjerëzor, me të drejtat e tyre themelore të njeriut, siç janë e drejta për jetën dhe e drejta për shëndet, duke përbërë seriozisht një shkelje. (Albana)