Pas zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong, kryeministri britanik Boris Johnson pretendoi se mund t’u japë nënshtetësi 3 milionë hongkongasve që përshtaten me kushtet për aplikimin e pasaportës së shtetasve britanikë që jetojnë jashtë vendit (BNO).

Dhënia BNO-së, a është një dhuratë bujare nga qeveria britanike apo thjesht një premtim bosh? Paraqiti pyetje në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Vitet e fundit, ekonomia britanike ka pasur mungesë të gjallërisë dhe përqindja e papunësisë ka qenë e lartë. Shumë britanikë kanë fajësuar shtimin e emigrantëve, madje çështja e emigrantëve u bë edhe forcë kryesore nxitëse për largimin e Britanisë nga BE-ja. Sipas statistikave të gazetës “The Guardian”, brenda një viti pas referendumit për largimin e Britanisë nga BE-ja, 5301 shtetas të BE-së u dëbuan nga qeveria britanike, megjithëse gjatë kësaj periudhe Britania nuk u nda nga BE-ja në aspektin ligjor dhe duhet të respektonte rregulloret e BE-së për emigrimin. Kjo është një ngjarje e pashembullt në histori.
Midis Britanisë dhe BE-së, ekziston ende një traktat për emigrimin, por dhënia e shtetësisë hongkongasve përmes pasaportës BNO nuk ka asnjë bazë ligjore. Në një memorandum me palën kineze, pala britanike premtoi qartazi se nuk do t’u japë hongkongasve me pasaportën BNO lejeqendrimin në Britani. Sipas organit ligjvënës kinez, hongkongasit me pasaportën BNO janë shtetas kinezë dhe për çdo politikë të qeverisë së huaj kundrejt shtetasve kinezë, qeveria kineze ka të drejtën ta ndërhyjë dhe të marrë kundërmasa.
A e përmbush dot zotimin për 3 milionë hongkongasit “Numri 10 i Downing Street”? komentoi CMG-ja.