Janë nënshkruar 35 projekte investimesh për Portin e Tregtisë   së Lirë të Hainan-it, duke përfshirë 8 me financim të huaj.
Vlera e   projekteve i kalon 6.4 miliardë juanët, ose mbi 900 milionë dollarë   amerikanë.
Ato përfshijnë fusha si ndërtimi, zhvillimi industrial dhe   shërbimet publike në portin e tregtisë së lirë.
Gjiganti francez i   energjetikës EDF, Bursa e Shenzhen-it dhe kompania ajrore “China Eastern   Airlines” janë ndër ndërmarrjet pjesëmarrëse.
Kina ka publikuar këtë muaj një   plan lidhur me Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it, që synon kthimin e tërë   ishullit Hainan në një port të tregtisë së lirë të nivelit të lartë me ndikim   global deri në mes të shekullit.(Xu Guang)