Një grup kinez ndërtimi do të punojë nesër në një rrugë drejt majës më të lartë të botës, Qomolangma (Everest), në rast se moti do të jetë i përshtatshëm.

Grupi u nis të dielën për në një kamp në lartësinë 7000 metra mbi nivelin e detit.

Nesër 12 udhërrëfyes do të transportojnë materialet për në kampin tjetër.

Kina nisi rimatjen e lartësisë së Qomolangma-s muajin e kaluar.

Që nga themelimi në vitin 1949, Republika Popullore e Kinës ka kryer gjashtë raunde matjesh dhe studimesh shkencore në majën më të lartë të botës.

(Zhang Yan)