Stephen Hendry fitoi Kampionatin Botëtor, 1992
Kampion bote dhe nr. 1 i botës (1989-1999)Periudha e mbretërimit të Hendry-t filloi nga sezoni 1989/1990. Ai fitoi Kampionatin e Mbretërisë së Bashkuar, turneun "Classic" të Dubait, "Turneun e Hapur të Azisë", turneun "Masters" të Skocisë, "The Masters", si edhe kampionatin e tij të parë botëror, duke mundur "kampionin e popullit" Jimmy White 18-12 në finale. Si rezultat, ai u ngjit në vendin e pare të renditjes botërore në moshën vetëm 21- vjeçare. Pas humbjes ndaj Steve James në sezonin 1990/91, në sezonin e mëpasëm Hendry rimori titullin kampion bote me fitimin e 10 lojëve rresht përballë Jimmy White, duke e përmbysur rezultatin nga 8-14 në 18-14. Po atë vit skocezi fitoi edhe "Çmimin e Madh" dhe "Turneun e Hapur të Uellsit". Në 1994/1995, pasi u dekorua me "Urdhrin më të Shkëlqyer të Mbretërisë Britanike", Hendry fitoi tre tituj të renditjes, duke përfshirë Kampionatin Botëror dhe Kampionatin e Mbretërisë së Madhe, dhe arriti t'i mbante këta tituj edhe vitin e ardhshëm. Në finalen e Britanisë së Madhe të vitit 1994, Hendry mundi Ken Doherty 10-5, duke bërë 7 100-pikësh në ndeshje. Kjo u përshkrua nga gazetari sportiv David Hendon si "ndoshta loja më e mirë që dikush ka luajtur ndonjëherë". Suksesi i tij vazhdoi deri në 1995/1996 me tre tituj, duke përfshirë Kampionatin Botëror. Pas kampionatit botëror të vitit 1996, paraqitja e Hendry-t filloi të zbehet. Pasi u rendit i pari në botë për tetë sezone të njëpasnjëshme, ai e humbi këtë status me një humbje në raundin e parë në kampionatin botëror 1998. Ai gjithashtu humbi në finalen të vitit 1997, duke u dhënë fund 30 fitoreve radhas në kampionatin botëror. Në moshën 30-vjeçare, Hendry mendoi daljen në pension, por këmbënguli, duke punuar me ish-trajnerin Frank Callan.Stephen Hendry fitoi Kampionatin Botëtor, 1996
Karriera e mëvonshme (1999-2012)Fitoret në "Turneun e Hapur të Skocisë" e turneun "Masters" të Irlandës rikthyen besimin e Hendry-t. Në kampionatin botëror të vitit 1999 ai i mbijetoi një shorti të vështirë, duke arritur në finale, në të cilën ai mposhti 18-11 Mark Williams, një lojtar i shquar nga Wellsi. Edhe një herë Hendry vendosi rekord, duke fituar shtatën tituj kampion bote, më shumë se çdokush tjetër. Në nëntor ai rimori vendin e parë. Pas kampionatit botëror të vitit 1999 ylli i Hendry-t nisi të venitej përsëri. Megjithëse siguroi një vend në 10 të parët e renditjes, ai nuk ishte më në gjendje të ngjitej në lartësitë që kishte arritur në dekadën e kaluar. Megjithatë, në vitin 2006, ai dëshmoi prapë zotërimin e talentit me të cilin u bë një simbol i bilardos në vitet '90. Po atë vit, ai zaptoi vendin e parë të renditjes botërore edhe një herë tjetër. Në vitin 2012, ai u tërhoq papritur nga tryeza e gjelbër pas humbjes së tij në çerekfinalet e kampionatit botëror të bilardos. Tashmë, Stephen Hendry punon si komentator për BBC dhe ITV, duke vazhduar të përfshihet në këtë sport të saktësisë që kërkon përqendrim mendor. EkstraBilardo e ka origjinën nga oficerët britanikë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Me përdorimin e një çoku dhe 22 topave me ngjyrë, lojtarët duhet të godasin topin e bardhë (çokun) për t'i futur topat me radhë në gropë dhe kështu llogariten pikët e grumbulluara për çdo futje. Në një lojë individuale del fitimtar ai që siguron më shumë pikë. Një ndeshje fitohet nga lojtari që fiton më shumë lojë. Kampionati Botëror i Bilardos filloi në vitin 1927. Joe Davis u bë një figurë kyçe gjatë të zhvillimit të hershëm të sportit. Ai fitoi 15 kampionate nga 1927 deri në 1946. Koha moderne e bilardos filloi në 1969, pasi BBC nisi të transmetonte programin televiziv për bilardon "Pot Black", dhe Kampionatin Botëror në 1978, duke çuar popullaritetin e këtij sporti në një majë të re. Vitet e fundit, bilardo është preferuar gjithnjë e më shumë në Kinë.