Testimi për Covdi-19 ka bërë që punonjësit e sistemit shëndetësor të mbajnë veshur pajiisje mbrojtëse mjekësore, duke punuar për orë të tëra. Por mbledhja e mostrave po i afrohet automatizimit të plotë me zhvillimin e një roboti. Një ekip në Universitetin e Shangait ka realizuar një robot që merr një mostër të acidit nukleik me një tampon fyti në 22 sekonda.
Pajisja, me një krah robotik dhe përpunim të automatizuar, mund të mbledhë mostra tamponi, të skanojë kodet në provëza, të dezinfektojë pajisjen dhe të kryejë procedura të tjera në procesin e testimit.
VCG
Njerëzit që bëjnë testin mund të skanojnë një kod QR për t'u regjistruar në sistem dhe më pas të ndjekin udhëzimet e caktuara, pasi krahu robotik procedon me tamponin në fyt, e fut në një tub qelqi dhe e mbyll atë.
Miao Zhonghua, zëvendësdrejtor i shkollës së inxhinierisë dhe automatizimit mekatronik në Universitetin e Shangait dhe udhëheqës i projektit të robotëve, tha se ideja e krijimit të pajisjes lindi gjatë valës së fundit Covid-19 në qytet, kur kampusi ishte nën menaxhim të mbyllur.
“Punonjësit shëndetësorë kryhen marrjen e mostrave të tamponëve në kampus, por gjatë kohës më të vështirë rreth prillit, kur kërkesa për shërbimin u rrit në të gjithë qytetin, ekipi njohu ngarkesën e madhe të punës së mjekëve”, -tha Miao, duke theksuar se kjo e motivoi ekipin të eksploronte duke përdorur metoda të automatizuara të grumbullimit të tamponëve në kampus për të lehtësuar ngarkesën e mjekëve.
VCG
Shangai ka zgjeruar kontrollin e tij për Covid-19 duke ngritur vende për marrjen e mostrave të acidit nukleik në mbarë qytetin për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë.
Mbi 15.000 vende për marrjen e mostrave janë të shpërndara në të gjithë qytetin, sipas të dhënave komunale, pranë lagjeve, rretheve të biznesit, shkollave dhe hapësirave të tjera publike. Në këto rrethana, makinat e automatizuara të marrjes së mostrave do të kursejnë burimet mjekësore lokale dhe do të zvogëlojnë ekspozimin e rrezikshëm të punonjësve mjekësorë ndaj virusit, tha Miao.
Sipas tij, saktësia e procedurës garantohet nga teknologjitë e përdorura, të tilla si algoritmi i standardizuar, pozicionimi vizual dhe modelimi 3D i gojës së njeriut, duke shmangur pasigurinë e shkaktuar nga mjekët që janë në nivele të ndryshme në profesionin e tyre.
Ai theksoi se krahu robotik është aq i saktë, saqë pajisja do të ndalojë së lëvizuri, nëse sistemi me infra të kuqe ndjen se krahu do të shtrihej jashtë zonave të përcaktuara.
“Është gjithashtu e rëndësishme që roboti të kryejë çdo kampionim pa ushtruar shumë presion, gjë që arrihet nga sensorë në skajin e krahut robotik që kontrollojnë fuqinë”, tha ai.
Një platformë menaxhimi në internet që lidhet me makinerinë mbikëqyr kushtet e funksionimit, ruajtjen e materialit mjekësor dhe alarmet e emergjencës.
VCG
“Do të kryhen eksperimente dhe kërkime të mëtejshme për të përmirësuar saktësinë dhe stabilitetin, në mënyrë që të arrihet lëvizja e duhur për çdo fyt. Po ashtu, do të bashkëpunojmë me institucionet mjekësore lokale për komercializimin”, -tha Miao.
Kërkime mbi aplikimin e teknologjisë në mbledhjen e mostrave janë zhvilluar në universitetet në Kinë që nga viti 2020. Një ekip në “Southern University of Science and Technology” në Shenzhen, në provincën Guangdong, për shembull, lançoi rreth dy vjet më parë një robot që mbledh mostrat e fytit.
Që nga qershori, ajo pajisje kishte përfunduar mbi 500 teste në “People's Hospital” në distriktin Baoan të Shenzhen dhe spitale të tjera, sipas faqes së internetit të universitetit.
Për teknologjinë janë bërë gjithashtu kërkime në Institutin Kërkimor Tsingke, në provincën Shandong, dhe nga një ekip në Universitetin Tsinghua që dy vjet më parë.
VCG
Roboti për marrjen e mostrave nga fyti me tampon që krijuan dy institucionet doli në prodhim masiv në qershor. Nuk duhen më shumë se 30 sekonda për të mbledhur mostra për një person dhe mund të funksionojë në mjedise nga 0 gradë deri në 45 gradë celsius, bëri të ditur Lyu Chunzhe, kreu i Institutit Kërkimor Tsingke.