Kur seriali televiziv popullor “Dr. Tang”, lidhur me zemrën artificiale të prodhuar në Kinë, përfundoi javën e kaluar, rastësisht u miratua për të dalë në treg dhe një zemër artificiale me kombinimin e produkteve vendase dhe teknologjive mjekësore nga autoritetet kombëtare të produkteve mjekësore.
Sistemi asistues i implantueshëm i ventrikulit të majtë, i quajtur “HeartCon” ose “zemra raketë”, dhe i zhvilluar dhe prodhuar në mënyrë të pavarur nga “Rocor Medical Technology Co”, u miratua nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore për të hyrë në treg.
Sistemi asistues i implantueshëm i ventrikulit të majtë, i quajtur HeartCon ose "zemra raketë" dhe u zhvillua dhe u prodhua në mënyrë të pavarur nga Rocor Medical Technology Co Ltd, u miratua nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore për të hyrë në treg më 13 korrik./China Daily
“HeartCon” është sistemi i parë kinez asistues i implantueshëm i ventrikulit të majtë me teknologji të levitimit magnetohidrodinamik, bëhet e ditur në faqen e internetit të administratës.
Përveç kësaj, sistemi i ndihmës ishte zemra e parë artificiale e prodhuar në Kinë që ka përfunduar me sukses 50 raste të provave klinike dhe ka përmbushur plotësisht kërkesat dhe rregulloret e provave klinike të vendosura nga administrata, sipas njoftimit për shtyp të bërë nga “TEDA International Cardiovascular Hospital”, me qendër në Tianjin.
Liu Xiaocheng, specialisti kryesor i projektit të provës klinike dhe drejtuesi i Spitalit Ndërkombëtar Kardiovaskular TEDA, deklaroi se gjatë 13 viteve të fundit, ekipet e spitalit dhe akademisë i janë përkushtuar së bashku kërkimit dhe zhvillimit me kombinimin e mjekësisë dhe inxhinierisë dhe kanë marrë të dhëna të detajuara dhe përvoja të pasura.
“Kjo zemër artificiale pritet t'i japë fund historisë se Kina nuk është në gjendje të trajtojë insuficiencën e avancuar kardiake dhe të sjellë lajme të mira për pacientët kinezë me këtë problem të rëndë shëndetësor, po ashtu dhe për familjet e tyre”, -tha ai.
Sistemi asistues i implantueshëm i ventrikulit të majtë, i quajtur HeartCon ose "zemra raketë" dhe u zhvillua dhe u prodhua në mënyrë të pavarur nga Rocor Medical Technology Co Ltd, u miratua nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore për të hyrë në treg më 13 korrik./China Daily
Insuficienca kardiake është një sëmundje e zemrës me rritje të shpejtë, e cila është shfaqja në fazën e fundit të shumë llojeve të sëmundjeve kardiovaskulare në të gjithë botën.
Raporti Vjetor mbi Shëndetin dhe Sëmundjet Kardiovaskulare në Kinë (2021), i publikuar në fund të qershorit, vlerësoi se rreth 8.9 milionë pacientë në Kinë vuajnë nga insuficienca kardiake.
Nga shtatori 2020 deri në gusht 2021, Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore miratoi 68 pajisje mjekësore për të hyrë në “kanalin e saj inovativ të vlerësimit të pajisjeve mjekësore”, duke përfshirë 58 me origjinë nga Kina, thuhet në raport.
Përpara “HeartCon”, dy produkte të tjera për zemrën artificiale janë miratuar nga administrata për të dalë në treg.
Në shtator 2019, administrata miratoi “Evaheart”, realizuar nga “Chongqing Yongrenxin Medical Instrument Co Ltd”, me levitacion hidrodinamik japonez.
Në Nëntor 2021, u miratua “CH-VAD”, i prodhuar nga “Suzhou Tongxin Medical Equipment”, me teknologjinë vendase të levitacionit magnetik.