Baymax, është një robot i kompjuterizuar në formë engjëlli (një superhero i trilluar) në filmin artistik të animuar të Disney-t “Big Hero 6”. Ai ka të njëjtat veçori si “dabai”, ose "bardhoshi i madh", siç quhen monitoruesit e kudondodhur të shëndetit, të veshur me pajisje të bardha mbrojtëse të quajtura hazmat, apo kostume. Këta “dabai”, shumë prej të cilëve janë punonjës shëndetësorë ose vullnetarë nga sfera të tjera të jetës, kanë ndihmuar në kryerjen e testeve të acidit nukleik, në shpërndarjen e ushqimit, në sigurimin e njerëzve në karantinë me gjërat e nevojshme dhe në kryerjen e detyrave të tjera kundër pandemisë.

VCG

VCG

Me ringjalljen e koronavirusit të ri, veçanërisht variantit më infektiv Omicron, në disa qytete kineze, përfshirë Pekinin dhe Shangain, “dabai” janë bërë një pjesë jetike e luftës së Kinës kundër pandemisë. Pothuajse dy vjet e gjysmë pas pandemisë COVID-19, njerëzit ende nuk mund ta imagjinojnë se si të kalojnë vështirësitë pa ndihmën e “dabait”.

Nuk është çudi që vetë krijimi i termit “dabai” shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e njerëzve për ta. Madje vdekja e një “dabai” për shkak të punës së tepërt në Shangai, qyteti më i goditur nga rigjallërimi i virusit, ka lënë shumë qytetarë zemërthyer.

Shumica e njerëzve falënderojnë “dabai” për përkushtimin dhe sakrificën e tyre për mirëqenien e vendit. Megjithatë, disa njerëz janë të lodhur nga pandemia. Për shembull, në Shangai, shumë banorë kanë qenë nën izolim për një muaj. Ndërsa në Pekin, shumicës së njerëzve në rrethin Chaoyang u është kërkuar të punojnë nga shtëpia nga e enjtja, dita e parë e punës pas festës së Ditës së 1 Majit dhe janë vendosur masa të rrepta anti-pandemike në të gjithë qytetin.

VCG

VCG

Masat e rrepta kundër pandemisë kanë pasur një ndikim të madh në jetën e shumë njerëzve, veçanërisht në sektorët e hotelerisë, shitjes, transportit dhe turizmit. Qeveria ka marrë masa për të ndihmuar sektorët e prekur dhe njerëzit në përgjithësi, por duhen më shumë përpjekje. Është shumë e vështirë të arrihet ekuilibri i duhur midis kontrollit të pandemisë dhe zhvillimit ekonomik.

Nëse pandemia nuk frenohet, zhvillimi ekonomik mund të hasë më shumë sfida. Ndikimet negative të pandemisë nuk janë faji i “dabait”, pasi ata kanë kryer me ndershmëri detyrat e tyre për të rivendosur normalitetin sa më shpejt të jetë e mundur.

Mjafton të mendoni se në testimin e vazhdueshëm masiv të acidit nukleik në Pekin, sa “dabai” punojnë gjatë gjithë ditës, pavarësisht nga lodhja apo djersitja dhe ndjenja e parehatshme si pasojë e veshjeve të tyre për shkak të temperaturave në rritje me fillimin e verës.

VCG

VCG

Në vijën e parë të luftës kundër virusit nuk kanë munguar disa keqkuptime për këta punëtorë shëndetësorë. Disa videoklipe të paverifikuara janë postuar dhe tregojnë disa “dabai” duke u grindur, madje edhe duke u përplasur me banorët në disa qytete, gjë që ka shkaktuar zemërim publik. Konfrontimet dhe konfliktet mund të shkaktohen lehtësisht midis punonjësve shëndetësorë dhe banorëve, ndërkohë që njerëzit kanë humbur durimin dhe janë të acaruar, që duhet të qëndrojnë nën izolim për një kohë të gjatë.

Për më tepër, meqenëse disa nga punonjësit e kontrollit të pandemisë nuk kanë marrë ndonjë trajnim profesional, sepse atyre u duhej të nisnin menjëhjerë punën në terren, ata mund të ndihen konfuzë, duke mos u përballur siç duhet me lloje të ndryshme emergjencash.

Njerëzit duhet të kuptojnë stresin nën të cilin po punojnë “dabai”.Por kjo nuk do të thotë që ata që shkelin ligjet dhe rregullat nuk duhet të ndëshkohen në përputhje me rrethanat. Për më tepër, qeveritë vendore duhet të përmirësojnë shërbimet e shpërndarjes, në mënyrë që perimet dhe sendet e tjera ushqimore, si dhe ilaçet dhe kujdesi mjekësor të mund të ofrohen për banorët në kohën e duhur, për të lehtësuar tensionet e tyre dhe për të parandaluar kështu konfrontimet midis punonjësve të kontrollit të pandemisë dhe publikut.

CHINA NEWS SERVICE

CHINA NEWS SERVICE

Në përgjithësi, punonjësit e kontrollit të pandemisë janë të dashur dhe të respektuar nga populli kinez, rregullat specifike për shkëmbimet midis “dabai” dhe banorëve do të ndihmonin në mënjanimin e konfuzionit dhe parandalimin e përplasjeve, duke e bërë jetën më të lehtë për të gjithë.
Nga Yan Lun