Intervistë me psikoterapisten Aulona Ormeni

Ankthi social, i referuar ndonjëherë edhe si fobi sociale, është një lloj çrregullimi që shkakton frikë ekstreme në mjediset sociale. Personat me këtë çrregullim kanë probleme të flasin dhe të takojnë njerëz të rinj apo të shoqërohen me grupe të mëdha shoqërore. Ata kanë frikë se mos gjykohen ose qortohen nga të tjerët. Ata mund të kuptojnë se frika e tyre është irracionale ose e paarsyeshme, por ndihen të pafuqishëm për t'i kapërcyer barrierat. Ankthi social është i ndryshëm nga ndrojtja. Ndrojtja zakonisht është afatshkurtër, ndërsa ankthi social është i vazhdueshëm dhe dobësues. Mund të ndikojë në aftësinë e dikujt në punë, shoqëri. Psikoterapistja Aulona Ormeni shprehet për Radio Ejani se ankthi social është një çrregullim i cili sjell pasiguri dhe frikë ekstreme tek individët e prekur prej tij.

Ankthi (revista Psikologu)

Ankthi (revista Psikologu)

Ankthi social është një nga çrregullimet e ankthit, i cili shkakton frikë ekstreme në situata sociale si pasojë e frikës kryesisht nga gjykimi negativ i të tjerëve. Personat që vuajnë prej tij kanë vështirësi të flasin me të tjerët të takojnë njerëz të rinj, të marrin pjesë në aktivitete sociale si dhe vështirësi të tjera të cilat janë të lidhura me jetën e tyre të përditshme. Zakonisht është më i lartë kur të tjerët janë persona të panjohur, megjithatë edhe me persona relativisht të njohur kanë vështirësi në menaxhimin e situatave”, shprehet psikoterapistja

Frika që kanë njerëzit me çrregullimin e ankthit social është aq e fortë sa i bën ata të mendojnë se situata është jashtë kontrollit të tyre. Disa njerëz, kjo frikë mund t’i pengojë të shkojnë në punë, të ndjekin shkollën ose të bëjnë gjëra të përditshme. Njerëz të tjerë mund të jenë në gjendje t'i kryejnë këto aktivitete, por përjetojnë shumë frikë ose ankth kur i kryejnë. Njerëzit me çrregullime të ankthit social mund të shqetësohen për përfshirjen në situata sociale për javë të tëra para se të ndodhin. Ndonjëherë, ata përfundojnë duke shmangur vendet ose ngjarjet që krijojnë ndjenja sikleti tek ata.

Simptomat kryesore të ankthit social janë frika apo ankth tepër i lartë në prani të personave të tjerë kryesisht të panjohurit, vështirësi për të mbajtur apo çuar deri në fund biseda dhe angazhime të tjera sociale të tyre, frikë ekstreme nga turpërimi, shqetësim i lartë se po thonë diçka gabim, frikë se mos skuqen, djersiten apo duken si të pazotë ose diçka tjetër që ata mund përjetojnë. Frikë ekstreme nga kritikat, vështirësi për të kryer detyra të caktuara kur të tjerët janë duke vëzhguar. Simptoma të tjera do përmendja dridhje të zërit skuqje, djersitje të lartë" shprehet psikoterapistja Ormeni.

Ankthi Social (health.org)

Ankthi Social (health.org)

Çrregullimi i ankthit social zakonisht fillon gjatë fëmijërisë së vonë dhe mund të ngjajë me ndrojtjen ekstreme ose shmangien e situatave ose ndërveprimeve sociale. Ndodh më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt dhe ky dallim gjinor është më i theksuar tek adoleshentët dhe të rinjtë. Ormeni thotë se ankthi social nis që gjatë fëmijërisë, por arrin kulmin ose shfaqen e tij më të qartë gjatë adoleshencës dhe viteve më pas.

Personat të cilët gjatë fëmijërisë së tyre, apo edhe më vonë gjatë jetës kanë vuajtur nga bullizmi, nga kritikat tejet negative të tjerëve, turpërimi në publik prej personave të tjerë, ngjarjet traumatike mund të shfaqin këtë lloj ankthi. Po ashtu diçka tjetër që e shkakton apo ndikon në shfaqen e këtij ankthi janë edhe stilet e prindërimit. Për shembull prindërit shumë protektivë në disa raste, fëmijët e tyre mund të shfaqin simptoma të ankthit social disa vite më vonë gjatë jetës”, thotë psikoterapistja.

Disa njerëz me këtë çrregullim nuk kanë ankth në lidhje me ndërveprimet sociale, por e kanë atë gjatë aktiviteteve që kryejnë. Ata ndjejnë simptoma ankthi në situata të tilla si mbajtja e një fjalimi, konkurrimi në një lojrat sportive ose kur luajnë një instrument muzikor në skenë. Kur duhet të performojnë diçka ose të jenë pranë të tjerëve.

Psikoterapsitja Aulona Ormeni ndan me ne edhe statistikat të cilat kryhen në bazë të studimeve, se cila është mosha më e riskuar për t’u prekur nga ky lloj ankthi.

Përsa i përket statistikave në vende të zhvilluara ku edhe kryhen vlerësime të tilla, rreth një në tre apo katër persona të moshës së adoleshencës janë evidentuar që vuajnë nga ankthi social. Në vendin tonë statistika të sakta mungojnë, megjithatë mosha që haset më shpesh ankthi social është fëmijëria e vonë, fillimi i adoleshencës, por sigurisht edhe përgjatë pjesës tjetër të jetës nuk përjashtohet mundësia që individi të shfaqë simptomat rishtazi. Mosha që haset më shumë është 18-29 vjeç”, thotë Ormeni

Ankthi tek fëmijët (revistapsikologu)

Ankthi tek fëmijët (revistapsikologu)

Simptomat e çrregullimit të ankthit social mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Ato mund të shfaqen nëse jeni duke u përballur me ndryshime, stres ose keni ngarkesë në jetën tuaj. Megjithëse shmangia e situatave që prodhojnë ankth mund t'ju bëjë të ndiheni më mirë në afat të shkurtër, ankthi mund të vazhdojë për një afat të gjatë nëse nuk merrni një trajtim.

Terapia e parë e zgjedhur dhe më efektive në vendet e zhvilluara është terapia konjetiv-bievirale CBT, megjithatë të gjitha llojet e psikoterapive janë efektive për çrregullimet e ankthit mbetet në dëshirën e individit se me ikën terapi ndjehet më rehat. Të gjitha terapitë janë efektive ndryshon modaliteti, mënyra sesi ofrohet terapia, mënyra sesi kryhet. Në terapinë konjetive sjellore kryesisht individi fokusohet tek ristrukturimi konjetive i mënyrës së tij të të menduarit. Në eksperimentet sjellore mënyra sesi ata reagojnë në situata sociale apo me të panjohurit. Pra mbetet në dorën të individit për të zgjedhur se cilin drejtim do të donte që të fokusohej për të arritur ndryshimin" u shpreh psikoterapistja Aulona Ormeni.

Pa trajtim, çrregullimi i ankthit social mund të zgjasë për shumë vite, apo edhe gjatë gjithë jetës. Rezultatet e trajtimit ndryshojnë nga personi në person. Disa njerëz kanë nevojë vetëm për një lloj trajtimi. Sidoqoftë, të tjerët mund të kenë nevojë për më shumë se një.

Aulona Ormeni (Ftoto Personale)

Aulona Ormeni (Ftoto Personale)

Kohëzgjatja e terapisë varijon bazuar disa faktorë, fillimisht është lloji i terapisë sjellore që zgjat më pak në kohë krahasuar me terapi të tjera të cilat janë më afatgjata, ku individi e dallon ndryshimin por varion modaliteti i operimit me to. Faktorë të tjerë janë angazhimi i individit, vështirësinë e simptomave, kohëzgjatjen e tyre, fushat e jetës që ka prekur ky lloj çrregullimi, pasi sa më të shumta dhe më të shpeshta të jenë fushat që i ka prekur ankthi social normalisht që këto janë vështirësi shtesë dhe individit i duhet më shumë kohë shtesë për t’u marrë me secilën prej tyre.

Si psikoterapia ashtu edhe mjekimi mund të kërkojnë pak kohë për të funksionuar. Një mënyrë jetese e shëndetshme gjithashtu mund të ndihmojë në luftimin e ankthit. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe të ushtroheni, të keni një dietë të shëndetshme dhe t'u drejtoheni familjes dhe miqve të cilëve u besoni për mbështetje.