Ndërsa nënvarianti Omicron BA.2 mbetet lloji dominues në Shtetet e Bashkuara, një nënvariant i ri po fiton një bazë në vend, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Lloji i ri, i quajtur BA.2.12.1, përbën rreth një të pestën e rasteve të reja me COVID-19 në vend, tregojnë të dhënat e publikuara të martën nga CDC. Kjo shifër u rrit nga 11.4 për qind një javë më parë dhe 6.9 për qind dy javë më pare, shkruan CGTN.

Shumica e rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, rreth 75 përqind e tyre, janë ende të shkaktuara nga BA.2., i cili ka qenë varianti dominues në vend që nga fundi i marsit.

CFP

CFP

Por BA.2.12.1, së bashku me një nënvariant tjetër të Omicron, të quajtur BA.2.12, kontribuan në rritjen e fundit të rasteve të COVID-19 në shtetin e Nju Jorkut, sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit.

Të dy variantet janë nën-linja e BA.2, e cila tani përbën 80.6 përqind të infeksioneve COVID-19 në Nju Jork. Nënvariantet vlerësohet të kenë një avantazh rritjeje prej 23 për qind deri në 27 për qind mbi variantin origjinal BA.2, ka thënë Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Nju Jorkut.

Shtetet e Bashkuara tani kanë mesatarisht rreth 35,000 infeksione të reja në ditë, 19 për qind më shumë nga java e kaluar dhe 42 për qind nga dy javë më parë, tregojnë të dhënat e CDC.

Ndërkohë në të gjithë vendin çdo ditë raportohen rreth 370 vdekje të reja dhe 1400 shtrime të reja në spital. Ekspertët e shëndetësisë thonë se rastet e reja të COVID-19 janë gjithnjë e më shumë të nënllogaritura me rritjen e testimeve në shtëpi.

Më pak se një javë pasi CDC zgjati kërkesën për maska në aeroplanë, trena, autobusë dhe transportin tjetër publik për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, gjykatësi federal në Florida hodhi poshtë të hënën mandatin e mbajtjes së maskës. Departamenti Amerikan i Drejtësisë deklaroi të martën se do të apelojë vendimin e gjykatës nëse CDC e SHBA përcakton se mandati është ende i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin publik.

Disa linja ajrore kanë hequr rregullin e maskës për fluturimet e brendshme pasi gjyqtari federal anuloi mandatin.

CFP

CFP

Tërheqja e kërkesës për maskën e udhëtimit në këtë moment është "shumë, shumë shqetësuese", tha për “New York Times” Saskia Popescu, një epidemiologe e sëmundjeve infektive dhe asistent profesore në Universitetin “George Mason”.

“Padyshim që kemi filluar të shohim një trend në rritje në rastet” tha ajo. "Shqetësimi im është se ne mund të shohim se çfarë ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar, ku ata tërhoqën në mënyrë drastike kufizimet dhe panë një rritje të konsiderueshme, dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e numrit të të prekurve."