Enertila Bekteshi, e lindur në Berat, ka mbaruar studimet e larta për Psikologji në Universitetin e Shkencave Sociale. Pas mbarimit të studimeve të larta filluar punë në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Kujdesit Social. Enertila ka përfunduar studimet Master dhe Doktoraturë në Institutin e Studimeve Evropiane
Nga viti 2010 e në vazhdim ajo punon si psikologe klinike pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Enertila shprehu vullnetin për të qëne në strukturat e shërbimit Covid-3 dhe shërbeu në kohë pandemie, për të fituar profesionalisht.
Gjithashtu ajo ka punuar si pedagoge në Universitetin e Tiranës për Psikologji Edukimi. Në karrierën e saj është dhe anëtarësia në Këshillin pranë Kryqit të Kuq, Dega Tiranë. Duke patur interes të veçantë për autizmin, Enertila është terapiste ABA e çertifikuar nga Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” Ajo është autore e 6 artikujve shkencorë dhe prej 10 vitesh anëtare dhe bashkëpunëtore e National Autistic Society në Londër
CMG : Enertila, cilat janë mendimet e para në çdo nisje të ditës?
Enertila Bekteshi: Mendimi i parë që mua më vjen në mendje çdo mëngjes është se unë jam një njeri tepër i thjeshtë dhe gjjthçka vjen rrotull familjes. Familja është gjithçka për mua. Mendimet e tjera janë mbi zhvillimin tim dhe aktivitetet që do të kem gjatë ditës.
CMG : Cilat kanë qenë ëndrrat e tua qysh fëmijë?
Enertila Bekteshi : Kam pasur një rritje të shëndetshme dhe me ëndrra.
Kam qenë ai fëmija që e kam shpresuar shumë që të jem një psikologe në të ardhmen, për të ndihmuar të tjerët. Kam preferuar gjithnje që të bija në sy, të evidentohesha dhe tepër aktive. Tepër e dashur dhe hapat e para për të qenë kjo që jam sot janë hedhur në fëmijërine time.
Ndonjëherë mendoj se jam tepër e dashur me të tjerët, por kjo është e gjitha si pasojë e fëmijërisë sime sepse unë kështu jam rritur.
CMG: Ju flisni shpesh për dashurinë. Si ka qenë historia juaj e dashurisë?
Enertila Bekteshi : Për këtë temë unë flas gjithmonë me kënaqësi. Jam njohur me bashkëshortin tim që në moshën 19-vjeçare. Kam rënë në dashuri me të sepse ishte e kundërta ime, një person i qetë dhe tolerant, ndoshta e kundërta ime. Vitet kanë kaluar dhe ne kemi mësuar nga vështirësitë. Parë nga sot duket e thjeshtë, por ishim dy të rinj të cilët mësuan se si të ndërtojnë një familje dhe fitorja ime më e madhe është familja.
CMG : Mëmësia, çfarë ju ka mësuar?
Enertila Bekteshi : Që gjithçka mund të arrihet. Unë jam bërë nënë në një moshë kur paralel bëja edhe shkollen dhe punën. Vrapoja për të bërë dhe përmbushur detyrimet e jetës. Ndërsa erdhi në jetë fëmija kuptova se sa e rëndësishme është të jesh nënë.
CMG : Cili ka qenë një nga momentet që ke menduar se s'do ja dalësh?
Enertila Bekteshi : Shtatzënia ime e parë ka qenë tepër e nderlikuar. Unë përveçse kisha shumë probleme shëndetësore kishim dhe sfidat tona në marëdhënie dhe problemet ekonomike. U mblodhën të gjitha bashkë.
Dua të theksoj se nëse keni njerëz në jetë që u qëndrojnë pranë dhe u favorizojnë, jeta të duket më e bukur dhe më e thjeshtë.
CMG : Cili ka qenë njeriu që s'ta ka lëshuar kurrë dorën?
Enertila Bekteshi : Mami! E kujtoj shpesh kur bie shi. Kanë qenë ato ditë kur unë duhet të vrapoja të lija tek ajo vajzën e të nxitoja për në shkollë apo punë. Mami padiskutim më ka mësuar dhe orientuar për të pasur edhe marëdhënien time të shëndetshme me bashkëshortin.
CMG : Kush është superfuqia jote dhe dobësia?
Enertila Bekteshi : Familja! Unë familjen e kam motiv çdo mëngjes ndërsa mund të them që edhe dobësi.
CMG: A ka momente që mund të jesh penduar për gjërat që ke bërë?
Enertila Bekteshi: Nuk besoj që i kam shume të fuqishme pendesat në jetë. Por nëse do ta ktheja kohën pas ndoshta krijimi i familjes do kishte ardhur në një moment tjetër do të isha bërë nënë në një moment më të pjekur, por gjërat erdhën ashtu si fati donte.
CMG : Kujt i beson për arritjet fatit apo punës?
Enertila Bekteshi: Unë mendoj që puna dhe dëshira për të punuar sjell rreth vetes edhe fatin. Nuk hamendësoj, jam praktike. Absolutisht njerëzit kanë fat, por vetëm nëse punojnë
CMG : A ka Zot në tokë?
Enertila Bekteshi : Po! Unë besoj në Zot, fat dhe mirësi.
Mundohem të jem pozitive sepse gjërat të kthehen mbrapsht dhe të kthehen keq.
CMG : Çfarë shije do të marrë jeta, nëse do ishte frut?
Enertila Bekteshi: Portokalle! Sepse të josh dhe dominion dhe ndonjëherë portokalli nuk është i ëmbël, kështu edhe jeta jonë.
Pastaj gjjthçka leviz si një portokall.
CMG : I thua vetes shpesh "Bravo!"?
Enertila Bekteshi: Ka momente që i them dhe kjo kur bëhet fjalë për familjen, të cilën e kam mbajtur shumë fort. Ndërsa për gjërat e tjera "Jo", përkundrazi e kritikoj dhe reflektoj.
CMG : Kur e keni kuptuar vlerën e parasë në jetë dhe për çfarë?
Enertila Bekteshi : Vlerën e lekut e kam kuptuar që e vogël. Për fat të mirë vij nga një familje shumë punëtore. Kam parë tek prindërit e mij modelin më të mire, që me pune arrihet shumë dhe të ardhurat ishin goxha të mira. Duke ditur sakrificat kam kuptuar edhe vlerën dhe rëndësinë e lekut. Sot që mendoj se mund të fitohet me punë dhe ndershmëri është falë familjes.
CMG : A je rritur gjithmonë me moshë?
Enertila Bekteshi : Nuk besoj. Unë kam rënë në dashuri me një njeri 14 vite më të madh. Nuk e kam pritur moshën për të bërë gjërat. I kam bërë ato pavarësisht moshës.
CMG : Si është e veshur dashuria?
Enertila Bekteshi : Me një pelerinë të çuditshme që ka momente që do ta heqësh dhe ke ftohtë, por do sërish ta veshësh sepse dëshiron të jesh ngrohtë. Në momentin që jam në dashuri dhe mirësi thjesht duhet shijuar.
CMG: A e vendos veten në rolin e nënës në profesion?
Enertila Bekteshi : Po, e bëj shpesh. Kaloj në mëmësi padashje. Kjo vjen sepse unë jam nënë dhe kur më vjen një fëmijë si pacient i vogël unë e konsideroj atë si fëmijë. Edhe kur një fëmijë kalon rrugën, dua të shkoj menjëherë instinktivisht.
CMG : Të jesh psikologe në Shqipëri do të thotë që...
Enertila Bekteshi : Sfidë e madhe! Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të ishte kaq e vështirë dhe sfiduese në fakt. Por jam e lumtur për punën time. Është një punë që të vendos në paragjykime apo vështirësi besueshmërie. Të gjitha profesionet e kanë vështirësine e tyre, por thjesht ky fakt mua më mërzit. Pjesa tjetër është shumë e bukur. Dikush që të rrëfen jetën është e mrekullueshme
Intervistoi :Megi Latifi