Disa vende perëndimore nisën vaksinimin kundër koronavirusit në shkallë të gjerë në fund të dhjetorit dhe Kina nuk bën përjashtim. Kina ka shpërndarë mbi 4.5 miliona doza vakinash falas të zhvilluara nga “Sinopharm” për grupet më të rrezikuara nga COVID-19, sipas të dhënave zyrtare.
Personat që punojnë me produktet e ngrira nga importi, punonjësit e doganave, mjekët dhe infermierët e vijës së parë, punonjësit e transportit publik dhe ata që punojnë në tregjet ushqimore janë ndër grupet e para që vaksinohen.
Në Pekin 73,537 persona në total kanë marrë dozën e parë të vaksinës prej 1 janarit. Pritet që kryeqyteti i Kinës ta përfundojë vaksinimin e grupeve kyçe para Festës së Pranverës, që bie më 12 shkurt dhe do të vaksinohen afro 200 mijë vetë.
Të hënën, 217,158 doza vaksinash u shpërndarë tek grupet kyçe në provincën Shangdong të Kinës lindore, sipas Komisionit të Shëndetësisë në këtë provincë. Deri tani nuk ka pasur asnjë efektet anësor serioz te personat e vaksinuar, sipas autoriteteve. Përveç Pekinit dhe Shangdong-u, qytetet si Shangai dhe Shenzhen, provincat si Shaanxi, Guizhou, Henan dhe Jiangxi kanë nisur gjithashtu fushata vaksinimi kundër COVID-19.
Vaksina e miratuar dhe prodhuar nga Kina u ka sjellë shpresë edhe vendeve të tjera.
Vaksina inaktive nga Sinopharm-i është miratuar për përdorimin publik në dy vende arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein. Ndërsa, pala egjiptiane bëri me dije të shtunën se është lëshuar një liçensë për përdorim emergjent të kësaj vakine. Në të njëjtën kohë, një ministër i Pakistanit tha për mediet se do të blihen 1.2 milionë doza nga kompania kineze.
Kur Kina nisi vaksinimin e grupeve kyçe me rrezik të lartë, disa persona nisën spekulimin për kohën e tyre të vaksinimit.
Sipas Gui Gang, kryetari i Zyrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Komisionit të Shëndetësisë Kombëtar, fushata e vaksinimit të COVID-19 do të zhvillohet në dy faza.
Grupet kyçe me rrezik të lartë do të kenë prioritet për vaksinimin. Pas kësaj faze, kur vaksina të marrë miratimin nga rregullatorët shëndetësorë dhe prodhimi i vaksinës shtohet, do të nisë vaksinimi masiv falas për pjesën tjetër të popullsisë.
Specialistët thanë se për të arritur imunitetin e tufës duhet të vaksinojnë 60-70% e popullsisë.
Siguria dhe prodhimi i vaksinave kineze
Yang Xiaoming, kryetari i Grupit Biotek Kombëtar i Kinës(CNBG), tha se Sinopharm ka ngritur dy laboratorë, një në Pekin dhe një në Wuhan, për të prodhuar 300 miliona doza vaksinash brenda 1 viti. Kompania po zgjeron kapacitetin e saj dhe pritet që ta rrisë vëllimin e prodhimit me 1 miliard doza vaksinash inaktive të tjerë në vitin 2021. Për shkak se një individi i nevojite dy doza, 1.3 miliardë doza të vaksinës do të mbulojnë 650 milionë njerëz, ose gjysmën e popullsisë kineze.
Më 30 dhjetor, Instituti i Produkteve Biologjike i Pekinit, një degë e Sinopharm-it, deklaroi se në fazën e 3-të të provës klinike vaksina tregoi një efikasitet 79.34%.
Një kompani tjetër kineze, Sinovac, po punon edhe për prodhimin e vaksinës. Presidenti i saj Yin Weidong tha se kompania do të prodhojë mbi 300 milionë doza brenda vitit dhe do të zgjerojë kapacitetin e prodhimit në bazë të kërkesës së ardhme të tregut.
Vaksina tjetër e zhvilluar nga kjo kompani quhet CoronaVac dhe ndodhet në fazën e fundit të testimit klinik në Brazil, Indonezi dhe Turqi. Të dhënat nga përvoja e fazës së vonshme në Turqi treguan se kjo vakinë ka një efikasitet prej 91.25%. (Xu Guang)