“Në metropolet kineze si Shangai dhe Pekin, por edhe të tjera, jeta e banorëve është normalizuar dhe epidemia është kontrolluar në mënyrë të shkëlqyer. A mund të na njihni me përvojën e Shangait në parandalimin e kontrollin e epidemisë së COVID-19?”. Kjo pyetje u bë nga profesori i Universitetit amerikan Princeton, Yanning, në programin shkencor të drejtpërdrejt “Virusi dhe Shëndeti i Njerëzimit”.
Drejtori i degës së sëmundjeve infektive të Spitalit “Huashan” në Shangai, profesori Zhang Wenhong u përgjigj: ”Përvoja më e mirë janë veprimet aktive dhe efektive të banorëve për respektimin e distancimit social.”
pazaret e natës në Shangai
“Nga përvoja e Shangait, vendet e tjera mund të mësojnë dy gjëra. Së pari, të gjithë banorët e Shangait u kushtojnë shumë vëmendje informacioneve të epidemisë së COVID-19 dhe kanë zhvilluar bashkëpunim aktiv me kërkesat qeveritare. Ditët e fundit, në Shangai u organizuan pazaret e natës, që u vizituan nga shumë konsumatorë të gjithë me maska. Së dyti, në Shangai, janë mbyllur pazaret e mëdha të natës si dhe tregjet e mëdha,” tha Zhang Wenhong. Ai theksoi gjithashtu: ”Në rajonet pa masa ndaluese të pacientëve të konfirmuar, grumbullimi masiv është shumë i rrezikshëm, sidomos kur temperatura është e ulët. Nëse nuk ekzistojnë rajone me rrezik të lartë, atëherë mund të shtojmë aktivitetet shoqërore tona.”
A do të ketë një ”valë të dytë” pandemie në botë? A po kalon bota një “valë të dytë” tani?
Në programin e drejtpërdrejtë, studiuesja e njohur e kompanisë farmaceutike Shi Jun shpërndau informacionin e vëzhguar në qytetin Boston amerikan dhe opinionin e saj për zhvillimin e epidemisë ndërkombëtare.
Shi Jun tha se pas gjendjes së zymtë të karantinimit në mars, gjendja po përmirësohet në qytetin Boston dhe shtetin Massachusetts, i cili ka përqindjen më të ulët të prekjes nga virusi i COVID-19 në ShBA. “Por në tërë ShBA-në, gjendja më e keqe nuk ka kaluar ende. Disa madje po flasin për fillimin e ‘valës së dytë’, por disa persona janë të mendimit se më e keqja nuk ka ardhur ende dhe se virusi mund të qëndrojë për një periudhë të gjatë.”
Ajo shtoi se në disa shtete në ShBA-në verilindore, numri i të prekurve ka arritur “kulmin”, por më vonë kurba ra. Ndërsa në shtetet jugore dhe perëndimore të ShBA-së, përsëri me shifra rekord të të prekurve, duket se ka prirje rritëse të të të prekurve. Duke folur për pandeminë në botë, Shi Jun tregoi një tabelë për disa vende përfaqësuese të botës:Në vendet si Islandë dhe Luksemburg, epidemia e COVID-19 është drejt fundit.
“Islanda është një vend ishullor me popullsi të pakët, e cili mori masat parandaluese më herët se shumë vende evropiane. ”Shi Jun tha, “Në Islandë, të gjitha banorët mund të testohen nëse duan. Në Islandë, nuk është mbyllur asnjë shkollë, nuk është ndaluar puna e kompanive. Të gjitha aktivitetet shoqërore janë normale.”
Në vendet si Koreja e Jugut, Gjermania dhe Suedia, epidemia e COVID-19 do të përfundojë shumë shpejt. Në këto 3 vende, janë bërë testime masive dhe efekti i kontrollit të epidemisë është i mirë. Në Korenë e Jugut ka pasur një shpërthim të madh të pacientëve të prekur nga virusi i COVID-19 dhe janë bërë testime të shumta ndaj banorëve të këtij vendi. Pacientët e konfirmuar do të ndalohen menjëherë pas testimit. Prandaj, pandemia është kontrolluar shumë shpejt në Korenë e Jugut. Në të kaluarën, janë zbatuar masa të rrepta kontrolli në Gjermani, e cila nisi lehtësimin e masave të kontrollit në maj. Kohët e fundit, për shkak të prekjes së punonjësve në thertore, numri i të prekurve në Gjermani u rrit pak. Masat e kontrollit në Suedi janë të ngjashme me ato në Gjermani, por pak më të lehta. Suedia nuk i mbylli baret dhe as nuk karantinoi banorët e saj. Shkollat në Suedi janë ndaluar për vetëm 2 javë.
Në vendet si Britania e Madhe, ShBA-ja, India, Suedia etj., gjendja e kontrollit të epidemisë është e vështirë. Për shembullin e Suedisë, ku është zbatuar politika e imunitetit të tufës, numri i të prekurve është shtuar pandërprerë.“Sipas të dhënave, në vendet e ndryshme mbi numrat e tesimit dhe të prekurve, mendoj se zhvillimi i testimit të hershëm dhe masiv do të ketë efekte më të mira të kontrollit. Në ShBA, po shtohet më tej numri i testimieve. Por për shkak të humbjes së kohës së artë në periudhën fillestare të shpërthimit, ShBA-ja u përball me sfidë të madhe për kontrollin e epidemisë,” tha Shi Jun.
Profesori Zhang Wenhong shtoi se “vala e parë” e pandemisë në botë nuk është dobësuar. Ai përdori të dhënat nga një artikull, ku thuhet se rastet e reja të konfirmuara në Indi, ShBA, Brazil dhe Rusi zënë 70% të rasteve të përgjithshme globale. Efekti i kontrollit të epidemisë globale varet nga masat kontrolluese në këto vende. “Epidemia është kontrolluar shumë mirë në Evropën perëndimore dhe në Azinë lindore. Mund të përballojmë sfidën e ‘valës së dytë’ të epidemisë në të ardhmen, meqenëse të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes përhapen më shpejt në dimër dhe kur qëndrojmë më shumë brenda. Temperaturat e ulëta dhe aktivitetet e shumta brenda shtojnë rrezikun e rikthimit të ‘valës së dytë’ të epidemisë.”
Profesori Zhang Wenhong
”Prandaj, mund të përballemi me rrezikun e përhapjes epidemike globale gjatë vjeshtës dhe dimrit. Por në Indi, ShBA, Brazil dhe Rusi, nuk do jetë ky problem. Këto vende ndodhen ende në ‘valën e parë’ të epidemisë,” tha Zhang Wenhong. Jeta dhe puna në gjendjen e re normale gjatë epidemisë.
Zhang Wenhong paralajmëroi se nëse del vaksina në fund të këtij viti dhe mund të prodhohet në sasi të madhe, ajo do të përdoret në gjitha vendet e botës deri në mes të vitit tjetër, që është 9 muaj ose 1 vit nga koha e tanishme. Nëse s’mund të përhapet vaksina, mund të përballemi me rrezik të madh.
Zhang Wenhong përmendi masat e kontrollit të Shangait për ta ngadalësuar ritmin e jetës dhe punës së banorëve gjatë valës së parë epidemike. Ai shtoi se në të ardhme duhet të ndërmerren masa të ngjashme për të ngadalësuar qarkullimin e qytetit dhe theksoi se trajtimi i shpejtë dhe masat e sakta të parandalimit mund të kenë ndikime më të vogla ekonomike.
Zhang po ashtu vlerësoi lart masat e kontrollit të epidemisë së COVID-19 në Pekin, që regjistroi disa raste të reja të COVID-19 në tregun me shumicë “Xinfadi”. Ai tha se në Pekin janë zbauar masat e sakta parandaluese dhe të kontrollit në zonat me të prekur më të shumtë. Janë bërë teste të acidit nukleik për të gjitha banorët e zonave të me rrezikshmëri të lartë të Pekinit. Në zona me rrezikshmëri të ulët, banorët mund të zgjedhin ose jo për bërjen e testimit. Këto masa mund të garantojnë qarkullimin normal të Pekinit, duke u bërë një shembull i mirë për qytete të tjera të Kinës.