Pas një periudhe 56-ditore të qetë me zero raste të reja koronavirusi, Pekini, kryeqyteti i Kinës, regjistroi raste të reja dhe numrat janë në rritje. Prej së dielës, kryeqyteti ka konfirmuar 36 raste me COVID-19, të gjitha të lidhura me tregun ushqimor Xinfadi.

Sipas Wu Zunyou, një kryespecialist i epidemiologjisë pranë Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se burimi mund të jetë prodhimet e detit ose mishi i kontaminuar në treg, pasi Kina importon shumë prodhime deti,mish viçi dhe mish qengji. Mësohet se njerëzit ishin infektuar përmes ushqimit të ngrirë, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.

"Sa më e ulët të jetë temperatura, aq më gjatë mbijeton virusi. Pasi këto produkte u dërguan në tregun me shumicë në Pekin, njerëzit në treg prekën produktet me duar dhe u infektuan pasi prekën hundën ose sytë," shpjegoi Wu, duke shtuar se është gjithashtu e mundur që fluksi i njerëzve në treg përhap virusin.

Të premten, menaxheri i tregut Xinfadi tha se koronavirusi është zbuluar në dërrasën e prerjes së salmonit të importuar. Një zbulim i tillë nxiti menjëherë frikën e publikut për të ngrënë peshk dhe madje bëri që çmimet të binin.

Profesori Cheng Gong, një ekspert i virologjisë dhe drejtori i Departamentit të Mjekësisë Bazë në Shkollën e Mjekësisë Universitare Tsinghua, shpjegoi se receptorët që infektojnë janë të pranishëm te gjitarët dhe jo te peshku. Sidoqoftë, virusi mund të ketë mbijetuar nga procesi i përpunimit dhe transportit, duke çuar në transmetim, njoftoi China Newsweek.

Cheng theksoi se tregjet e prodhimeve të detit në Kinë shesin jo vetëm prodhime deti, por edhe mish shpendësh dhe ushqime të tjera, duke e bërë të vështirë përcaktimin e origjinës së virusit.

Tani, tregu Xinfadi është mbyllur për dezinfektim dhe hetim të mëtejshëm. Një ekip ekspertësh i dërguar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka nisur punën e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Pekin.

Autoritetet vendore të Pekinit po gjurmojnë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me tregun prej 30 majit për t'i testuar. Deri tani, nga 76499 teste të acidit nukleik që janë kryer, kanë rezultuar 59 vetë pozitivë me COVID-19.

Para shpërthimit, Pekini nuk kishte raportuar asnjë rast të ri të transmetuar vendor me COVID-19 për afro dy muaj. Nëse konfirmohet pas shqyrtimit se asnjë nga rastet e reja të personave që testuan pozitiv me COVID-19 nuk u infektuan në Pekin, atëherë ka të ngjarë që virusi të ketë hyrë në kryeqytet nga jashtë apo nga vende të tjera në Kinë përmes mallrave të infektuara.

Sa i madh është rreziku për përhapje të mëtejshme të virusit në Pekin?

Wu: Tani, detyra kryesore për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19 në Pekin është identifikimi i burimit të transmetimit dhe gjetja e të gjitha kontakteve të ngushta të rasteve të konfirmuara për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Pekini ka reaguar shumë shpejt këtë herë dhe unë kam besim të plotë në kontrolli i epidemisë këtu.

Nevojiten shumë përpjekje për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të virusit, përfshirë shpërndarjen e një numri të madh të profesionistëve për të kërkuar kontakte të ngushta të pacientëve të konfirmuar dhe kryerjen e analizave laboratorike në mostrat e virusit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bazuar në informacionin që kemi deri tani, rikthimi i shpërthimit ka qenë i kufizuar kryesisht në zonat përreth tregut Xinfadi dhe virusi nuk është përhapur në të gjithë zonën e Pekinit.

-Çfarë duhet të kenë parasysh banorët në Pekin gjatë kësaj faze?

Wu: Publiku nuk duhet të panikoset, pasi kemi grumbulluar përvojë të pasur në kontrollin dhe trajtimin e epidemisë COVID-19.

Autoritetet e Pekinit kanë bërë publike rrugën e lëvizjes për të gjithë pacientët e konfirmuar, kështu që banorët e tjerë që konstatojnë se kanë qenë në vendet e prekura, mund t'i kushtojnë më shumë vëmendje gjendjes së tyre shëndetësore dhe t'u nënshtrohen testeve të acidit nukleik nëse është e nevojshme. Për banorët e tjerë, është ende e nevojshme të kujdesen për higjenën, të mbajnë maskë, të evitojnë vendet me ajrim të dobët dhe të lajnë shpesh duart.

A është e nevojshme të kryhen teste të acidit nukleik për të gjithë popullatën e Pekinit?

Zeng: Jo, por nevojitet një testim më i zgjeruar në vendet përfshi dyqanet dhe lagjet e banimit ku shiten mallra nga tregu me shumicë Xinfadi si dhe lagjet ku ka restorante që kanë blerë ushqime nga ky treg.