Ky mekanizëm u konfirmua gjatë një studimi klinik të kryer nga Green Valley, një kompani farmaceutike me bazë në Shanghai që do të sjellë në treg ilaçin e ri.
Autoritetet në Kinë kanë miratuar një ilaç për trajtimin e sëmundjes Alzheimer, ilaçi i parë i ri me potencialin për të trajtuar këtë sëmundje në 17 vjet.
Një ilaç me bazë bimore, i quajtur Oligomannate, mund të përdoret për të trajtuar Alzheimerin fillestar deri tek ai më i përkeqësuari, sipas një deklarate nga agjencia e Kinës për sigurinë e ilaçeve.
Në shtator, ekipi që punoi për këtë ilaç të ri, i udhëhequr nga Geng Meiyu në Institutin Shanghai Materia Medica nën Akademinë e Shkencave Kineze, tha që ata ishin frymëzuar nga deti.
Në një artikull në revistën "Cell Research", ekipi i Geng-ut përshkroi se si deti largon disa baktere që gjenden në zorrë që mund të shkaktojnë degjenerim nervor dhe inflamacion të trurit, duke çuar në Alzheimer.
Ky mekanizëm u konfirmua gjatë një studimi klinik të kryer nga Green Valley, një kompani farmaceutike me bazë në Shanghai që do të sjellë në treg ilaçin e ri.
Është kryer mbi 818 pacientë, gjykimi zbuloi se Oligomannate e cila rrjedh nga algat kafe mund të përmirësojë statistikisht sistemin e kujtesës te njerëzit me Alzheimer vetëm në katër javë, sipas një deklarate nga Green Valley.
"Këto rezultate avancojnë të kuptuarit tonë të mekanizmave që luajnë një rol në sëmundjen e Alzheimerit dhe nënkuptojnë që mikrobet e zorrëve kanë një objektiv të vlefshëm për zhvillimin e terapive", tha neurologu Philip Scheltens, i cili këshillon Green Valley dhe drejton Qendrën Alzheimer Amsterdam.
Vincent Mok, i cili drejton departamentin e neurologjisë në Universitetin Kinez të Hong Kongut, tha se ilaçi i ri tregoi "rezultate inkurajuese" kur u krahasua me të tjera ilaçe që ishin përdorur për këtë sëmundje.
"Është po aq efektive por ka më pak efekte anësore," tha ai për CNN. "Do të hapë rrugë të reja për hulumtimin e Alzheimerit, duke u përqëndruar në mikrobiomën e zorrëve."
Janë këto disa prej treguesve fillestarë, të cilët me kalimin e kohës, nisin të bëhen më prezentë.
Çfarë është Alzheimeri?
"Në fazat më të përparuara të sëmundjes, pacienti humbet arsyetimin dhe nuk mund të kryejë veprime logjike, e ka të pamundur të mësojë gjëra të reja, ndihet i axhituar, qan dhe qesh pa arsye, ka ankth, nisin po ashtu t'i shfaqen halucinacione, paranojë, dyshime për çdo gjë", pohojnë mjekët. Në varësi të shenjave bëhet edhe mjekimi.
Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neurodegjenerative, që karakterizohet prej dëmtimit të funksioneve konjitive dhe të sjelljes, të cilat ndikojnë në mënyrë thelbësore në jetën sociale dhe profesionale. Kjo sëmundje është e pakurueshme dhe karakterizohet nga një fazë e gjatë preklinike dhe ka një ecuri përkeqësuese progresive. Të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes së Alzheimerit kanë në bazë vdekjen e qelizave nervore që ndodhen në koren e trurit (neuroneve), të cilat nëpërmjet disa mekanizmave të mirë- studiuar humbasin fillimisht funksionin dhe më vonë vdesin edhe fizikisht.
Cilët janë faktorët e riskut?
Po, ka disa faktorë risku, të cilët ndihmojnë në shfaqjen e shenjave të demencës, të tillë si: mosha e thyer, historia familjare, obeziteti, rezistenca ndaj insulinës, hipertensioni arterial, çrregullimet e yndyrave në gjak (dyslipidemia, prania e disa faktorëve të inflamacionit, faktorët vaskularë, si edhe dëmtimi traumatik i trurit.
Zakonisht, diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, por shenjat e para nisin të shfaqen shumë më herët. Si mund të kuptohet, pra cilat janë ata tregues që nuk duhen neglizhuar?
Po, është e vërtetë që shenjat e sëmundjes së Alzheimer-it shfaqen rreth dekadës së gjashtë të jetës, por sëmundja ka një fazë preklinike ku pacientët në aspektin fizik dhe të funksioneve të trurit janë në dukje normale. Ata nuk shfaqin asnjë shenjë apo simptomë të lidhur me kujtesën apo funksionet e larta intelektuale dhe aq më pak të sjelljes, por disa zona në tru që janë përgjegjëse për këto funksione kanë filluar të dëmtohen duke zvogëluar numrin e neuroneve përkatëse. Pas kësaj faze fillon faza e lehtë, ku fillojnë të shfaqen edhe shenjat e para, si: Humbje e kujtesës për ngjarjet e ndodhura së fundmi, konfuz mbi vendet për të cilat ka qenë i familjarizuar, ngadalësim në kryerjen e veprimeve të aktivitetit ditor, vështirësi në menaxhimin e parave (vështirësi për të kryer veprime me mend dhe në pagesa). Po ashtu, humbje e iniciativës dhe shpesh e gjykimit, duke çuar në konkluzione të gabuara, si edhe çrregullime të humorit, që shprehet më së shumti me gjendje ankthi ose më rrallë depresion.
Alzheimeri dëmton pjesë të ndryshme të trurit, duke përfshirë kujtesën, inteligjencën, gjykimin. Si manifestohet në fazat e mëvonshme?
Pas fazës së lehtë, shfaqen shenjat e fazës së moderuar, ku shenjat e mësipërme janë më të shprehura, vihen në dukje me lehtësi prej familjarëve, por edhe prej njerëzve që nuk janë të afërt, por shfaqen edhe simptoma të reja.
Këto shenja janë: Shtim i humbjes së kujtesës dhe i konfuzionit, vëmendje e shkurtër, fillon të mos njohë miqtë, madje dhe anëtarët e familjes, si edhe të ketë probleme me të folurin, e po ashtu pamundësi për të shkruar e për të lexuar. Në këtë fazë të sëmundjes, pacienti humbet arsyetimin dhe nuk mund të kryejë veprime logjike, e ka të pamundur të mësojë gjëra të reja, ndihet i axhituar, qan dhe qesh pa arsye, ka ankth, nisin po ashtu t'i shfaqen halucinacione, paranojë, dyshime për çdo gjë.
Humbet aftësinë për të kontrolluar impulset bazike, zhvishet vend e pa vend deri dhe kryen nevojat personale në vende jo të përshtatshme, gjuha e folur kthehet në vulgare dhe me fjalë të pista, ka vështirësi për t'u çuar nga karrigia ose për të ecur. Pas kësaj faze, kalojmë në fazën e rëndë të sëmundjes, që është dhe fundi i jetës. Në këtë fazë pacientët zënë shtratin dhe janë totalisht të varur prej familjarëve, nuk njohin as njerëzit më të dashur, nuk komunikojnë, por nxjerrin vetëm tinguj të tipit mërmërima, nuk ushqehen pasi kanë vështirësi për t'u gëlltitur, nuk kontrollojnë më ujin e hollë dhe të trashë, karakterizohet nga rënie e theksuar në peshë dhe rrinë më tepër në gjendje gjumi.
Sot, mendohet se ushtrimi sistematik i trurit me ushtrime të kujtesës, ku më i thjeshti dhe ndoshta me i përhapuri është zgjidhja e fjalëkryqeve, por edhe loja e shahut, apo leximi i letërsisë në mënyrë konstante dhe të vazhdueshme, sidomos poezitë, mendohet se vonojnë shfaqjen e shenjave të demencës.