Komisionerja e Bashkimit Afrikan për Çështjet Sociale Amira Elfadil tha në një intervistë të dielën në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, se ndihma mjekësore e Kinës ndaj Bashkimit Afrikan do të rrisë më tej aftësinë e këtij të fundit për t'iu përgjigjur shpërthimit të epidemisë.
Ajo tha se kjo ndihmë është e shumëanshme. Një nga pikat kryesore është forcimi i aftësive mjekësore të Bashkimit Afrikan kundër epidemisë përmes fondeve dhe ndihmës teknike. Përmes ndihmës së Kinës, BA-ja planifikon të ndërtojë një numër laboratorësh që do të jenë pjesë e selisë së Qendrës së Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC), e cila do të ndërtohet me ndihmën e Kinës.
Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Kinës në ndërtimin e selisë së CDC-së afrikane, duke shtuar se kjo qendër me seli në Addis Ababa ndodhet aktualisht në fazën e projektimit. Kina dërgoi specialistë për të ofruar udhëzime dhe për të trajnuar stafin e qendrës në forma të ndryshme. Kina gjithashtu do të forcojë ndërlidhjen dhe shkëmbimet midis CDC-së së Kinës dhe asaj të Afrikës, gjë që do të ndihmojë në përmirësimin e mëtejshëm të nivelin teknik të CDC-së afrikane.
Elfadil shtoi se Kina ka ofruar ndihmë të vazhdueshme teknike, falë së cilës aftësia e Bashkimit Afrikan për të parandaluar dhe kontrolluar epidemitë do të përmirësohet më tej.