10 shtatori është Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve.
Në këtë ditë, Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një raport duke bërë thirrje për shtim të ndërgjegjësimit dhe mobilizimit për parandalimin e vetëvrasjeve në botë.
Nga raporti i lëshuar në Gjenevë, rreth 800 mijë persona në botë i japin fund jetës çdo vit, me një përqindje më të lartë të vetëvrasjeve në vendet me të ardhura të larta.
Në raport theksohet se vetëvrasja është shkaku i dytë më i lartë tek të rinjve e moshave nga 15-29 vjeç, pas atyre të shkaktuara nga aksidentet rrugore.
Mark van Ommeren është një specialist pranë OBSH-së për shëndetin mendor dhe abuzimin me substancat.
"Kur dikush shfaq shenja, si p.sh. thotë se ka dëshirë t'i japë fund jetës, duke thënë si me shaka, por që në fakt nuk është shaka që ata t'i japin fund jetës ose ndonjë referencë për vetëvrasje duhet të merret me shumë seriozitet dhe duhet të tregohet mbështetje. Nëse një person zbulon se dikush tjetër është pranë vetëvrasjes, atëherë ai duhet të qëndrojë me të derisa të kërcënimet e menjëhershme të jenë zhdukur plotësisht."
Ai shtoi se 8% e të gjithë personave që abuzojnë me alkoolin tentojnë vetëvrasjen. Një në 20 njerëz që vuajnë nga depresioni përfundon në vetëvrasje. (Xu Guang)