Pas pothuajse dy dekadash hulumtimesh dhe testimesh, shkencëtarët po janë shumë pranë dhënies së shpresë për pacientët që vuajnë nga sëmundja e veshkave.

Ata ia dolën mbanë të krijojnë një veshkë bionike që do të vlerësohet si një nga arritjet më të mëdha në shkencë. Megjithëse testimi klinik (tek njerëzit) nuk ka nisur ende, tashmë ekziston një listë e madhe njerëzish që dëshirojnë të marrin pjesë në provat e para të kësaj veshke artificiale.

Ne na pëlqejnë gjërat novatore, veçanërisht kur ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve. Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, rreth 10% e popullsisë botërore vuan nga sëmundja kronike e veshkave dhe rreth 2 milionë njerëz marrin trajtim për dështimin e veshkave dhe duhet t'i nënshtrohen dializës në mënyrë të rregullt vetëm për të qëndruar gjallë.

Veshkat tona shërbejnë si filtruese të gjakut duke eliminuar lëngjet e tepërta, si dhe mbeturinat e dëmshme nga organizmi. Gjatë procesit të dializës, një pajisje e veçantë funksionon në vend të veshkave, duke pastruar gjakun për shkak të paaftësisë së veshkëve për të kryer punën e tyre siç duhet.

Nëse pajisja ishte e jashtme, pacientët do të duhej të shkonin në spital dhe të merrnin trajtim çdo ditë tjetër për të pastruar gjakun e tyre. Veshka bionike e zhvilluar nga një grup shkencëtarësh amerikanë duhet të futet në trupin e pacientëve, prandaj funksionon dhe pastron gjakun vazhdimisht pa patur nevojë të shkojnë shpesh në spitale.

Projekti u nis në Universitetin Vanderbilt në SHBA nga profesori William H. Fissell dhe po fillon fazën e testimit të tij në njerëz.

Elementi më i mirë i kësaj pajisjeje është mikroçipi që është instaluar në të, i cili është përgjegjës për procesin e filtrimit. Këto çipe përmbajnë qeliza të veshkave të gjalla të cilat e bëjnë atë të funksionojë në mënyrë të ngjashme me veshkën e njeriut. Rrënja bionike do të ketë rreth 15 shtresa të këtyre çipeve, duke e bërë procesin e filtrimit sa më të mirë që të jetë e mundur.

Dr. Fissell është i sigurt se trupi nuk do ta refuzojë pajisjen sepse është një novacion bio-hibrid që përmban qelizat e veshkave të gjalla të rritura në laborator dhe nuk mund të preket nga reagimet e sistemit imun të trupit.

Vetë shkencëtari thotë, "përputhshmërisë imunitare që të përshtatet ashtu siç është me një transplant organik nuk është më një problem".

Shkencëtarët po përmirësojnë veshkën bionike, duke e testuar atë me një numër të ndryshëm mikroçipesh. Ata presin që projekti të tregojë rezultatet e para të punës në organet njerëzore deri në vitin 2020.

Simptomat kryesore të sëmundjes së veshkave janë:

Lodhje e vazhdueshme;

përzierje;

këmbë të fryra;

kruarje e pashpjegueshme;

sy dhe fytyrë e fryrë;

dhe një sasi të reduktuar të urinës.

Për veshkat dhe rrugët urinare: Çaji kurues me rrënjë lulebore

Hydrangina që gjendet te lulebora, rrit fluksin e urinës dhe ndihmon veshkat, duke shkarkuar mbetjet e akumuluara. Lëngu i rrënjëve, kurativ edhe për prostatën

Ky topth petalesh delikate me ngjyra të ëmbla që të kënaqin shpirtin simbolizon mirënjohje, krenari dhe vlerësim.

Luleborës i janë thurur këngë e vargje dashurie, por simbolika e kësaj luleje të bukur që të kujton mbrëmjet e freskëta të Pogradecit ose Shkodrën e mrekullueshme shkon përtej.

Lulebora në fakt është një lule që dhurohet në përvjetorin e katërt të martesës, ose i jepet një personi të lumtur, optimist dhe të ndershëm.

Lulebora gjithashtu simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe besnikërinë.

Lulebora është zbuluar për herë të parë në Japoni.

Në gjuhën angleze emrin e ka "Hydrangea" që vjen nga greqishtja e lashtë.

"Hydor" do të thotë ujë, ndërkohë që "Angos" do të thotë enë.

Rrjedhimisht lulebora është si një enë uji duke iu përshtatur më së miri nevojës së luleborës për ujitje të vazhdueshme.

Përveç hijeshisë së saj të pakundërshtueshme, lulebora njihet si një bimë e jashtëzakonshme terapeutike.

Toniku i veshkave

Në botë ekzistojnë katër deri në pesë lloje luleborë, rrënjët dhe bishtat e të cilave janë përdorur prej shekujsh në terapi të ndryshme dhe kura shëndetësore veçanërisht për të luftuar gurët në veshka, infeksionet në fshikëzën e urinës, prostatën dhe alergjitë nga polena ose pluhuri.

Luleborën mund ta përdorim si barishte (rrënjët dhe bishtat e nëndheshme) në pregatitjen e lëngjeve tonike që i bëjnë mirë veshkave.

Lëngu i bërë me luleborë rrit fluksin e urinës dhe ndihmon veshkat duke shkarkuar mbetjet e akumuluara dhe ndihmuar në formimin e sekrecioneve të rëndësishme.

Lulebora ka në përmbajtjen e saj hydranginën, një përbërës i rëndësishëm falë të cilit lulebora ka të gjitha vlerat e nevojshme që ndihmojnë veshkat

Lulebora ka në përmbajtjen e saj edhe flavonoidë, minerale siç janë kalciumi, magnezi, fosfori dhe sulfuri.

Këto elementë besohet të ofrojnë një kontribut fantastik në gjëndjen shëndetësore të njeriut.

Shumë njerëz përdorin rrënjët dhe bishtat e luleborëss duke i zier në ujë të bollshëm për pesë minuta dhe duke e konsumuar lëngun si çaj.

Në të vërtetë shumë çajra në botë që luftojnë gurët në veshka përmbajnë elementin hydrangea, por edhe bimë të tjera si lulerradhiqja.

Ideal edhe për Mëlçinë

Një studim i publikuar në revistën Bioscience, Biotechnology, and Biochemistry disa vite më parë arriti në konkluzionin që ekstraktet e rrënjës së luleborës kanë fuqi të jashtëzakonshme antioksidantësh të dobishme për mëlçinë, shumë herë më të larta se qumështi i gjëmbit të gomarit dhe shafranit të Indisë të kombinuara së bashku.

Studiuesit japonezë tregojnë se lëngu nga rrënjët e luleborës ndihmojnë në shkarkimin e gurëve të vegjël nga veshkat pa patur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe pa dhimbje.

Sipas të njëjtëve shkencëtarë lëngu i rrënjëve të luleborës përdoret për trajtimin e dhimbjeve kronike të kraharorit që shkaktohen nga bronkiti.

Vetëm rrënjët, jo lulet dhe gjethet

E megjithatë, lulebora konsiderohet edhe si një lule me një bukuri vrastare. Lulebora shkakton helmime serioze.

Në rast se konsumoni gjethet dhe gonxhet e luleve atëherë jeni në rrezik

Simptomat e helmimit të shkaktuar nga kjo lule përfshijnë të vjellat, dhimbjet e barkut, diarea, frymëmarrje e rënduar, etj.

Herën tjetër kur ta shikoni këtë lule të jashtëzakonshme, kujtoni që pavarësisht rreziqeve, nëna natyrë na ka ofruar shumë ndihmë për të luftuar problemet tona shëndetësore nga më të zakonshmet