Komuna Dulongjiang e distriktit Gongshan të provincës Yunnan ndodhet në krahinat kufitare të Kinës jugperëndimore me rrjet të pazhvilluar transporti dhe e izoluar nga bota e jashtme për një kohë të gjatë. Cilësia e shërbimeve shëndetësore në këtë zonë është tepër e prapambetur. Për një kohë të gjatë, banorët e kësaj zone mbështeten vetëm nga shërbimet mjekësore në poliklinat e fshatit dhe mjeku Meng Wenxin në atë zonë konsiderohet si shpëtimtari i problemeve shëndetësore të banorëve të kombësisë Dulong.
Ai punon në poliklinikën Bapo. Pas diplomimit nga shkolla e mesme profesionale, ai shkoi në këtë dhe ka punuar për rreth 20 vjet me një pagë shumë të ulët, vetëm 750 juanë në muaj. Shumë shokë të tij të klasës hoqën dorë nga profesioni i mjekut dhe hapën biznes ose merren me bujqësi.
Por Meng-u nuk veproi njësoj si ata dhe vazhdoi misionin e tij. Kushtet e punës në klinikë linin shumë për të dëshiruar, atje kishte vetëm një dhomë të vogël prej druri që shërbente si urgjencë, ku trajtoheshin pacientët dhe ruheshin ilaçet.
Meng detyrohej të ofronte shërbime mjekësore edhe në shtëpinë e tij. Në vitin 2007, u ndërtua klinika e re. Duke kujtuar sfidat e së shkuarës mjeku Meng tha me emocion:
"Në të kaluarën, kushtet e klinikës ishin shumë të dobëta. Tani bëhen vetëm trajtime mjekësore bazë dhe nëse zbulohen sëmundje serioze pacientët dërgohen në spitalin e komunës për analiza të mëtejshme. Nëse këto raste janë shumë të avancuara atëherë pacientët dërgohen në spitain e distriktit."
E moshuarja Tai Chia është një grua e kombësisë Dulong, që jeton në fshatin Youzheng Dang. Në të kaluarën ajo frikësohej shumë nga sëmundjet, për shkak të varfërisë. Por, situata është përmirësuar tani.
"Qeveria i jep gruas Wenmian të kombësisë Dulong një subvencion prej 1000 juanësh çdo vit. Mund të marrim subvencionin prej 60 juanësh çdo muaj. Tani në fshat kalon autostrada dhe mund të shkoj në spital më shpejt. Vitin e kaluar u rrëzova dhe theva dy gjymtyrët e sipërme. Fqinjët më dërguan menjëherë tek spitali i distriktit Gongshan. Tani, jam shëruar dhe mund të merrem me bujqësinë. Tani kemi një jetë shumë të lumtur që nuk e kishim shijuar në të kaluarën."
Garantimi i shëndetit të të moshuarve dhe të fëmijëve është masa e rëndësishme e komunës Dulong Jiang për lehtësimin e varfërisë dhe nxitjen e shëndetit të banorëve. Tani, shërbimet pediatrike si vaksinimi apo kontrollet e fëmijëve të kombësisë Dulong bëhen në klinikën e fshatit. Mjeku Meng Wenxin tha:
"Çdo muaj bëhet kontroll rutinë i fëmijëve. Kur fëmijët arrijnë në një moshë të caktuar prindërit i sjellin në klinikë dhe nëse nuk kanë mundësi të vijnë na telefonojnë për të na njoftuar. Sot, prindërit u kushtojnë vëmendje të madhe kontrollit të shëndetit të fëmijës. Përveç kësaj, ofrojmë shërbimin e vaksinës për fëmijët në ditë të përcaktuara të muajit."
Kong Xiumei është një nënë e re e fshatit Youzheng Dang. Çdo muaj, ajo shkon në klinikën e fshatit për vaksinimin e vajzës së saj 3 vjeçe.
"Kemi bërë vaksinën e hepatitit B, vaksinën BCG (Bacillus Calmette-Guerin) etj dhe nuk më kujtohen vaksinat e tjera. Nëse fëmija im preket nga gripi shkojmë në klinikë për të blerë ilaçe; nëse fëmija ka probleme serioze shkojmë në spitalin e distriktit."
Në komunën Dulongjiang po shtohen njohuritë shëndetësore tek fshatarët dhe niveli arsmimor. Në shkolla vijnë herë pas here specialistë mjekësorë për të dhënë informacione mbi shëndetin, përfshi zakonet e përditshme, metoda të parandalimit të sëmundjes dhe të trajtimit të sëmundjes. Për këtë gjë, drejtori i shkollës Long Yuan pranë komunës Dulongjiang Li Jiaxi u shpreh:
"Kemi shfaqur disa video shëndeti për fëmijët, të cilat janë realizuar nga autoritetet e shëndetit të distriktit. Përmes këtyre videove, fëmijët kanë rast të mësojnë mbi formimin e zakoneve shëndetësore dhe pasojat që sjellin sëmundjet."
Kryeplaku i fshatit Longyuan, Kong Xiuhong, na tregoi se në klinikën e fshatit të tij, janë vendosur dhoma trajtimi, dhoma e rezervimit të ilaçeve dhe një sallë kirurgjie. Problemet e tanishme janë mungesa e disa ilaçeve dhe niveli i ulët i aftësisë mjekësore profesionale. Kong Xiuhong tha:
"Së pari, shpreson që të kemi më shumë ilaçe në klinikën e fshatit tonë dhe mjekët këtu të kenë mundësi të ngrihen profesionalisht, gjithashtu të kemi pajisje më të përparuara mjekësore, duke përmirësuar në përgjithësi kushtet e shëndetit tonë."(Xu Guang)