Profesor Wang Zhenyi viziton pacientët dhe kolegët në Spitalin Ruijin në Shangai. Përkushtimi i tij i madh e drejtoi drejt zbulimit të një ilaçi për kurimin e një forme agresive të kancerit

Çdo të enjte, 95-vjeçari Wang Zhenyi takohet me mjekët e rinj për të gjetur zgjidhje për rastet e komplikuara mjekësore. Wang, një ekspert pionier në hemopatologji dhe professor në Spitalin Ruijin në Shangai të Kinës ka 16 vjet që punon për përgatitjen e më shumë mjekëve.

Me një përvojë mbi 70-vjeçare në fushën e hemopatologjisë, Wang ishte ndër akademikët e parë në Akademinë Kineze të Inxhinierisë dhe fituesi i çmimit më të lartë të vendit në shkencë dhe teknologji në vitin 2010.

Ai njohet për shpëtimin e jetës së pacientëve që vuajnë nga leukemia akute, e njohur gjithashtu si M3. Kjo është forma më agresive e leuçemisë me vdekshmërinë më të lartë dhe nëse nuk trajtohet në kohë rreth 90 për qind e pacientëve vdesin brenda 6 muajve, ndërkohë ka edhe disa raste kur pacientët humbin jetën 3 ditë pas diagnostikimit.

Zbulimi më i madh në këtë fushë u bë nga ekipi i Wang-ut pas tetë vitesh hulumtimi shkencor në vitin 1986, kur u krijua një ilaç për kurimin e leuçemisë akute.

Wang u shpreh se kimioterapia ishte trajtimi kryesor për M3 që praktikohej nga doktorët në mbarë botën. Megjithatë, shkalla e mbijetesës për 5 vjet pas kimioterapisë ishte vetëm 10- 15 përqind.

Gjatë eksperimenteve shkencore mbi sëmundjen M3 në vitin 1978, Wang lexoi një studim shkencor nga specialistët izraelitë të cilët kishin testuar me sukses diferencimin qelizor të qelizave të leuçemisë në qelizat normale tek minjtl - një proces ku një qelizë ndryshon nga një lloj qelize në tjetrën në rrethana të caktuara. Ky dokument e frymëzoi Wangin për të hulumtuar rreth rrethanave, në të cilat qelizat e leuçemisë mund të bëhen normale.

Prej asaj kohe, ai nisi hulumtimet dhe studioi induksionin dhe diferencimin e qelizave të leuçemisë.

Hulumtimi nuk pati ndonjë përparim të madh deri në vitin 1983, kur Wang u frymëzua nga një tjetër studim i cili përmendte se qelizat e bardha të gjakut të pacientëve me M3 mund të shndërrohen në qeliza normale me acid 13-cis-retinoik.

Sidoqoftë, asnjë prodhues në Kinë nuk mund ta prodhonte atë përbërës, pasi ishte shumë shtrenjtë të importohej acidi 13-cis-retinoik.

Ekipi i Wang-ut më pas vendosi të zëvendësojë atë përbërës me acid retinoik të prodhuar nga Fabrika Farmaceutike Shangai numër 6.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën botërore të hematologjisë "Blood" në vitin 1988.

"Prej asaj kohe rezultatet u njohën ndërkombëtarisht," tha Wang.

Sidoqoftë, Wang ende duhet të aplikojë për një patentë për këtë zbulim, në një përpjekje për ta bërë ilaçin të përballueshëm për të gjithë pacientët me leuçemi akute promyelocytic. Një kuti e këtyre pilulave të vogla të verdha përdoreshin për të paguar 11 juan 30 vjet më parë. Aktualisht, kushton 290 juan (43 dollarë) dhe mund të rimbursohet nëpërmjet sigurimit shëndetësor kombëtar. Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare e pacientëve është përmirësuar në mbi 97 për qind.

Një zonjë nga ShBA-ja i shkroi dikur një letër Wang-ut për t'i shprehur mirënjohjen e saj dhe gjithashtu bashkëngjiti foton e dy fëmijëve të saj të vegjël që i kishte lindur pas shërimit nga kanceri.

Trajtimi u vlerësua si një zbulim i rëndësishëm në fushën mjekësore në mbarë botën dhe gjithashtu si një shembull i shkëlqyer i aplikimit të rezultateve themelore të hulumtimit mbi sëmundjen në aplikimin klinik, sipas një komenti bërë nga ekspertët ndërkombëtarë të kancerit mbi studimet në këtë fushë në faqen zyrtare të Universitetit Jiao Tong në metropolin kinez.

Lindur në Shangai, mjeku kinez Wang u tërhoq nga mjekësia kur gjyshja e tij ndërroi jetë nga tifo, kur ai ishte vetëm 7 vjeç.

"Mjekësia e pazhvilluar nuk e shëroi dot atë nga sëmundja dhe ishte ky momenti kur vendosa të bëhem mjek dhe të kuroj njerëzit," tha Wang.

Ai studio mjekësi tek Universiteti Aurora (Shanghai) në vitin 1942. Pas diplomimit në vitin 1948, ai punoi në departamentin e hemopatologjisë në spitalin Guangci, i cili sot njihet si Spitali Ruijin.

Wang ka punuar edhe si profesor në këtë universitet në fushën e mjekësisë së brendshme, hematologji dhe patofiziologjisë me 21 studentë doktorantë dhe 34 studentë të nivelit master.

Chen Guoqiang, këshilltar i shkollës mjekësore ka qenë student i Wang-ut kur studionte për master në Universitetin Ruijin rreth 30 vjet më parë.

Ai tha se mësimi i profesorit e ka inkurajuar të rritet më shumë në karrierën e tij mjekësore.

Përkushtimi i Wang-ut ndaj mjekësisë ka frymëzuar gjithashtu 3 djemtë e tij , të cilët që të tre punojnë në sketorin e shëndetësisë.

"Jam fokusuar tek vetëm një sëmundje gjithë jetën time, leuçemia, por ka shumë sëmundje të tjera që kërkojnë ende kërkime mjekësore nga praktikantët e rinj," tha ai.

Ndërkohë që industria mjekësore përparon me ekonomi dhe teknologji, Wang përforcon vlerën e rëndësishme të etikës mjekësore në industri.

"Dikush nuk mund të bëhet mjek i vërtetë nëse nuk ka ekspertizë mjekësore," tha Wang, duke shtuar se "një mjek pa zemër të ngrohtë, por profesionist mund t'i bëjë dëm pacientit."