Vitet e fundit po shtohet numri i njerëzve që mbajnë kafshë shtëpiake. Sipas një studimi në vitin 2015, në Kinë ekzistojnë të paktën 100 milionë kafshë shtëpiake që rriten nga familje apo individë. Kafshët shtëpiake janë shoqëruese të ngushta të njeriut, veçanërisht për të moshuarit. Në kohët e sotme, kafsha shtëpiake është bërë një anëtare e pashmangshme e familjes. Pas daljes në pension, fëmijët largohen në vende të tjera ose janë gjithë kohës shumë të ngarkuar me punë prandaj të moshuarit qëndrojnë të vetmuar në shtëpinë bosh. Në këtë fazë të jetës së tyre këshillohet mbajtja e një kafshë shtëpiake si mbështetje.
Projekti "HenPower" ndryshon jetën e të moshuarve
Një azil pleqsh në Britaninë e Madhe nisi projektin "HenPower", përmes të cilit të moshuarit nxiten të marrin pjesë në rritjen, ushqimin, përkujdesjen ndaj pulave dhe kafazeve. Ky projekt synon reduktimin e ndjenjës së vetmisë tek të moshuarit. Ata të cilët morën pjesë në këtë program u shprehën se pula u solli gëzim dhe u ndryshoi jetën.
Disa madje u çuditën nga ndikimi pozitiv që sjell kafsha shtëpiake. E dimë se të moshurve u nevojitet shoqërimi i fëmijëve, por kafshët shtëpiake nuk e njohin gjuhën e njerëzve dhe nuk mund të komunikojnë me të moshuarit. Pra cilat janë arsyet që një kafshë shtëpiake mund të sjellë ndikim pozitive tek të moshuarit?
Në fakt, rritja e kafshës shtëpiake mund të ketë ndikim pozitiv në jetën e të moshuarve, si për shembull, shton lëvizjet tek ta, rregullon humorin negativ, lehtëson problemet në marrëdhëniet familjare. Elementi më i rëndësishëm është mbushja e jetës së të moshuarve, duke u sjellë atyre më shumë gëzim në jetë.
Personat që mbajnë kafshë, kanë shëndet më të mirë
Sipas të dhënave mbi lidhjet mes rritjes së kafshëve shtëpiake dhe shëndetit, të moshuarit që kanë një kafshë shtëpiake jetojnë 20% më shumë se të tjerët që nuk mbajnë kafshë. Sipas një tjetër sondazhi, ndër të moshuarit me sëmundje zemre dhe që rrisin një kafshë shtëpiake jetojnë një vit më shumë se të tjerët. Gjatë procesit të mbajtjes së kafshës, shëtitjet me to, ushqimi dhe pastrimi i vendit ku ato qëndrojnë mund të shtojnë aktivitetet e të moshuarve, duke përmirësuar shëndetin e tyre.
Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund t'i shoqërojnë të moshuarit deri në fund të jetës së tyre. Nën shoqërimin e kafshës shtëpiake, të moshuarit mund të ndjejnë më shumë ngrohtësi dhe të largohen me të qetë nga kjo botë.
Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin psikologjik të të moshuarve
Rritja e një kafshe shtëpiake jo vetëm do të përmirësojë shëndetin fizik të të moshuarve, por edhe atë psikologjik. Shumë të moshuar që punuan shumë, pas daljes në pension, patën shumë kohë të lirë. Por disa prej tyre nuk ishin të lumtur dhe patën ndjenjën e pavlefshmërisë.
Por rritja e një kafshe shtëpiake u mbush jetën. Shumë njerëz mendojnë se ushqyerja e kafshës shtëpiake do të shtojë barrën, por të moshuarve u nevojiten këto ngarkesa të rëndësishme, të cilat mund të plotësojnë kohën e lirë të tyre. Kafshët shtëpiake u japin të moshuarve edhe dashuri. Kur të moshuarit largohen nga shtëpia, kafshët nuk duan të ndahen prej tyre dhe kur ata kthehen në shtëpi, mund të shohin gëzimin e kafshës. Këto komunikime humori mes të moshuarve dhe kafshëve shtëpiake janë shumë të rëndësishme për shëndetin psikologjik të të moshuarve.
Kafshët shtëpiake bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar
Rritja e kafshëve shtëpiake mund të lehtësojë konfliktet familjare. Shumë çifte në moshë të thyer shndërrohen në fëmijë kur plaken. Çifti i moshuar mund të ketë konflikte të vogla dhe humbë durimin shumë shpejt. Këto konflikte mund të jenë të rrezikshme për të moshuarit me humor të paqëndrueshëm dhe shëndet të dobët.
Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të ndihmojë në zhvendosjen e vëmendjes dhe lehtësimin e humorit negativ. Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund të bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar. Këto kafshë mund të rregullojnë humorin e çiftit të moshuar.
Të moshuarve u nevojitet në fakt shoqërimi i fëmijëve
Të moshuarit pa një hobi dhe pas daljes në pension përballen me rrezikun më të madh të shfaqjes së Alzheimer-it. Por disa të moshuar nuk kanë shëndet të mirë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të këndimit dhe vallëzimit. Ata mund të marrin një kafshë shtëpiake, si psh peshqit dhe breshkat e ujit nuk kërkojnë shumë energji dhe kohë. Të moshuarit nuk janë të detyruar të bëjnë shëtitje me këto kafshë çdo ditë dhe nuk ngarkohen me shumë punë të tjera. Këto kafshë shtëpiake luajnë rolin e përmirësimit të humorit. Në procesin e ushqimit të kafshëve shtëpiake, të moshuarit mund të komunikojnë me këto kafshë, duke kaluar kohën e lirë të tyre nëpërmjet këtij komunikimi. Po ashtu për kujdesin ndaj kafshëve të moshuarit mësojnë njohuritë e duhura, njohuri të cilat janë stërvitje dhe veprimtari argëtuese.
Në të njëjtën kohë, të moshuarit që rrisin kafshë shtëpiake mund të flasinme të moshuarit e tjerë që kanë të njëjtat kafshë për më shumë njohuri dhe për parandaluar shumë sëmundje përfshi Alzheimer-in, depresionin etj.
Ekzistenca e kafshëve shtëpiake mund të përmirësojë perspektivën e të moshuarve për të ardhmen. Ata priten që të shohin ndryshimet dhe rritjen e kafshëve shtëpiake. Kur kafshët shtëpiake rriten me shëndet, ata do të jenë krenar për kontributin e tyre. Gjatë këtij procesi, të moshuarit mund të kujtojnë përsëri momentet e rritjes së fëmijëve të tyre, të cilat janë një formë ngushëllimi për ta.
Në fakt kemi folur për shumë përfitime që sjell pasja e një kafshëve shtëpiake, por kjo gjë shfaq jetën e vetmuar të të moshuarve. Zgjidhjes së këtij problemi i nevojiten në fakt përpjekjet e fëmijëve, të cilët duhet të shoqërojnë prindërit në kohën e tyre të lirë, duke ofruar ngushëllim të vërtetë shpirtëror. Rritja e një kafshe shtëpiake mund të përmirësojë jetën e të moshuarve, por atyre u nevojitet edhe shoqërimi i fëmijëve. (Xu Guang)