Shumë familje zhyten në dëshpërim për shkak të prekjes së një prej familjarëve nga kanceri. Specialistët e shëndetit thonë se në fakt, shumë lloje kancerësh janë vetëm sëmundje kronike. Pas prekjes nga kanceri, nëse pacientët mund ta përballojnë këtë sëmundje me optimizëm dhe të marrin masa të duhura mjekësore, ata mund të bëjnë një jetë normale.
Në vitin 2018, në Kinë u zbuluan 3 milionë e 804 mijë pacientë të prekur nga tumorë të ndryshëm, numër ky më i larti në botë. Shumë familje nuk gëzuan dot Vitin e Ri për shkak të shijes së hidhur. Por me zhvillimin e teknologjisë mjekësore, shumë lloje kancerësh mund të kontrollohen dhe të analizohen si sëmundjet kronike. Ky koncept po pranohet gradualisht nga shumë pacientë dhe familjarët e tyre.
Në vitin 2017, një nënë e re Xiao Zheng zbuloi që ishte prekur nga tumori nazofaringeal. Atë vit, djali i saj ishte më pak se 2 vjeç.
"Në të kaluarën, mendoja se tumori ishte një sëmundje e pashërueshme. Mendova se me t'u prekur nga kanceri, vdekja do vinte shumë shpejt. Kur mësova se vuaja nga kjo sëmundje u trondita. Mendova se isha shumë e re për të vdekur aq shpejt. Më vonë, im atë më shoqëroi për trajtim në spitalin e Pekinit nga mjekja Sun Yan. Atë kohë, ajo më shpjegoi se çfarë ishte tumori nazofaringeal dhe cilat ishin masat që duhet të ndërmerren për trajtim. Nëse këmbëngulem për ndërhyrjet mjekësore, do të kem përqindje të lartë të mbijetesës."
Pas ndërhyrjeve të përshtatshme mjekësore, Xiao Zheng mund të bëjë aktivitete të ndryshme me djalin e saj dhe mund të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore me miq. Mjekja e saj është drejtore e degës së radioterapisë, Sun Yan. Si e sheh ajo këtë sëmundje?
"Në të kaluarën mendohej se tumori malinj është një sëmundje e pashërueshme. Por çdo vit, çdo gjysmë viti, kemi disa metoda të reja të ndërhyrjes mjekësore dhe disa ilaçe të reja kundër kancerit. Kemi metodën e ekzaminimit të gjenomit. Tani kemi disa ilaçe për terapinë e synuar dhe terapinë imunitare. Sipas gjendjes së pacientit, mund të gjejmë metoda më të përshtatshme. Pacientët mund të përfitojnë më shumë raste dhe koha e mbijetesës mund të zgjatet. Gjatë kësaj kohe, mund të kemi më shumë metoda të reja mjekësore. Prandaj, mendoj se duhet t'i trajtojmë si sëmundjet kronike. Nëse mund të mbijetoni me qëndrim pozitiv, keni më shumë shpresa."
Me zhvillimin e mjekësisë moderne, janë arritur rezultatet e mëdha në trajtimin e kancerit, por procesi i trajtimit është i gjatë dhe shoqërohet me dhimbje të madhe. Pacientëve u nevojiten shoqërimi dhe kujdesja e familjarëve. Por si është kanceri në syrin e familjarëve të pacientëve?
Zonja Liu që punoi në Afrikë për shumë vjet, mësoi lajmin e prekjes së nënës nga kanceri i gjirit në vitin 2013. Në atë moment, ajo u zhyt në panik. Pas mjekimit prej 5 vitesh, sëmundja e nënës së zonjës Liu u shërua dhe ajo u çliruar nga depresioni
"Kanë kaluar 5 vjet prandaj tani jam shumë e lehtësuar. Duke folur për kujdesjet e familjarëve ndaj pacientes, nëse ajo nuk ka nevojë të tepërt, duhet të jetojmë në gjendje normale. Në fakt, shqetësimi mund të sjellë ndikim negativ dhe të prishë atmosferën. Tani, kanceri është një sëmundje e zakonshme. Pacientët dhe familjarët nuk duhet të heqin dorë nga mjekimi. Në fakt, zhvillimi mjekësor në Kinë është shumë i shpejtë. Në tërë botën, po studiohen metodat për ta shëruar këtë sëmundje. Mendoj se kemi më shumë shpresa në të ardhmen."
Sipas Mjekes Sun Yan, cilësia e mjekimit të kancerit në Kinë ndodhet në mesin e niveleve të përparuara ndërkombëtare. Në të ardhmen, ato do të përpiqen për të hartuar projektet më të hollësishme dhe më konkrete për pacientë të ndryshëm, me qëllim të pakësimit të dhimbjes së pacientëve dhe të zgjatjes së jetës. Për shumë familje që kërkojnë mjekim jashtë Kinës, mjekja Sun shprehet:
"Tani niveli mjekësor i Kinës është shumë i lartë në disa fusha për trajtimin e kancerit. Nuk është nevoja që të dalim jashtë Kinës për shërbime mjekësore. Për shembull, në Kinë, niveli i trajtimit të tumorit nazofaringeal dhe të kancerit të ezofagut mund të jetë më i lartë se në vendet e tjera. Shumë nga studimet tona klinike janë përfshirë në librat udhërrëfyes të Europës dhe ShBA-së mbi trajimin e kancerit. Këto tregojnë se trajtimi mjekësor ndaj kancerit në Kinë është një zgjedhje shumë e mirë për pacientët."(Xu Guang)