Kocka është një nga organet më të forta të trupit tonë me funksione shumë të rëndësishme, si stërvitje, mbështetje dhe mbrojtje e trupit, rezerva mineralesh etj. Palca e kockës ka funksionin e prodhimit të gjakut. Rritja dhe zhvillimi i shëndetshëm i kockave luan rol të rëndësishëm për tërë jetën.
Kockat e fëmijës rriten në mënyrë aktive
Trupi i fëmijës ndodhet në fazën e rritjes shumë të shpejtë, kur metabolizmi i trupit është edhe shumë aktiv. Kjo është edhe faza e rëndësishme e rritjes së kockave, që ndikohet nga shumë elemente të ndryshme, si geni, ushqimi, metabolizimi i kalciumit e fosforit, stërvitje, hormonia etj.
Kalciumi dhe fosfori janë elementet kryesore të kockave, të cilat luajnë rol bashkërendues për nxitjen e formimit të kockave. Pas lindjes së foshnjës, duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe konsumit të kalciumit.
Në periudhën e ushqimit të foshnjës me gji, fëmijët mund të marrin sasi të mjaftueshme të kalciumit përmes qumështit të gjirit. Por me rritjen e mëtejshme, fëmijët duhet të marrin më shumë kalcium nëpërmjet ushqimeve të tjera, për shembull, peshk, mish, fasule etj. Një fëmije nën 2 vjeç i nevojitet afro 400-600 mg kalcium në ditë. Fëmijës 3-12 vjeç i nevojitet 800-1000 mg kalcium në ditë.
Vitamina D është elementi i rëndësishëm për rregullimin e metabolizimit të fosforit. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë çrregullimin e metabolizimit të kalciumit dhe të fosforit, mund të sjellë rakitizmin e shformimin e fëmijës. Pas konsumit të ushqimeve që përfshijnë vitaminën D, rrezet ultravjollcë në lëkurë mund të nxisin thithjen e kësaj vitamine. Prandaj, fëmijët duhet të qëndrojnë më shumë në diell.
Përveç ushqimeve, stërvitja është një metodë e mirë për rritjen e kockave. Sportet mund të nxitin metabolizimin e kockave dhe metabolizimin e kalciumit e të fosforit. Stërvitja mund të nxjerrë mbetjet e mineraleve brenda kockave dhe të nxitë rritjen e tyre.
Adoleshentët duhet të parandalojnë shformimin e kockave
Kockat e adoleshentëve kanë elasticitet dhe fortësi të madhe. Në këtë periudhë, nëse nuk i kushtohet vëmendje e lartë përgatitjes së zakoneve të mira të uljes dhe qëndrimit, mund të shkaktohet shformimi i kockave.
Thyerja e kockave është një problem i madh në procesin e rritjes së kockave të adoleshentëve. Sipas hetimeve, vitet e fundit, është shtuar përqindja e thyerjes së kockave, e cila luan rol të rëndësishëm për shëndetin fizik e psikologjik, për rritjen normale të trupit të tyre. Elementet e rrezikshme të thyerjes së kockave janë të shumta, si stërvitja, aksidentet automobilistike etj.
Masat parandaluese dhe të kujdesshme për thyerjen e kockave:
1. Informimi i duhur para stërvitjes: prindërit dhe mësuesit e edukimit fizik duhet të mësojnë njohuritë përkatëse si arsyet e thyerjes së kockave, anatominë e kockave etj. Ata do t'u mësojnë të rinjve për metodat e duhura të stërvitjes, metodat e mbrojtjes së kockave dhe të muskujve, duke shmangur plagosjet e shkaktuara nga stërvitjet e parregullta.
2. Informimi mbi sigurinë: tek adoleshentët duhet të shtohen njohuritë dhe përgatiten mësimet mbi metodat vetëmbrojtëse. Fëmijët mund të kuptojnë rëndësinë e veprimeve të rregullta të përditëshme.
3. Dieta e shëndetshme: përcaktohet dieta e shëndetshme për adoleshentët dhe garantohet struktura e arsyeshme e dietës. Duhet t'i informojmë adoleshentët për dëmet që sjellin pirja e duhanit dhe konsumi i pijeve alkoolike.
Dendësia e kockave arrin në nivelin kulm në moshën e mesme
Pas adoleshencës, shpejtësia e rritjes së dendësisë së kockave sa vjen dhe ngadalësohet. Nga mosha 20-29 vjeçare, dendësia e kockave rritet ngadalë me një shpejtësi 0.5%-1%. Nga mosha 30 vjeçe deri në moshën 39 vjeçe, dendësia e kockave arrin kulmin dhe mbetet e qëndrueshme. Kjo gjendje mund të vazhdojë për 5-10 vjet. Më vonë, me rritjen e moshës dhe ndryshimin e nivelit hormonal, metabolizmi i kockave hyn në periudhën e uljes së dendësisë së kockave dhe nis humbja e masës kockore në sasi të vogël.
Dendësia e kockave të njerëzve në moshën e mesme ndikohet kryesisht nga këto elemente:
1.Pirja e duhanit: Nikotinët e përfshira në duhan mund të frenojnë sekretimin e estrogenit dhe të stimulojnë aktivitetin e osteoklastit, duke shkaktuar humbjen e mëtejshme të sasisë kockore.
2. Konsumi i pijeve alkoolike: konsumi i etanolit në sasi të madhe mund të shkaktojë osteoporozë. Etanoli shkakton ndikimet ndaj stomakut dhe zorrës, duke frenuar përthithjen e kalciumit. Përveç kësaj, etanoli ndikon qarkullimin e mëlçisë dhe frenon prodhimin e vitaminës D3, duke dëmtuar ekulibrin e mikro-strukturës së kockave dhe rëndësuar humbjen e kockave.
3.Stërvitja: Stërvitja luan rolin pozitiv për përmirësimin e dendësisë së kockave. Stërvitjet e përshtatshme mund të nxitë qarkullimin e gjakut, rritjen e formimin e kockave. Në të njëjtën kohë, stërvitjet mund të nxitin lëvizjen e stomakut dhe të zorrës, të shtojë thithjen kalciumit nga zorra. Por në këtë moshë, shtohen edhe rreziqet e thyerjes së kockave nga stërvitjet e papërshtatshme. Prandaj, duhet të keni kujdes për llojin dhe intensitetin e stërvitjes.
Shumë elemente shkaktojnë humbjen e kockave në moshën e vjetër
Pas moshës 40-vjeçare, kockat e trupit pakësohen me 2%-3% në vit. Pas moshës 65-vjeçare, kemi hyrë në periudhën zyrtare të humbjes së dendësisë së kockave.
Me rritjen e moshës do të ulet sasia e ushqimeve të konsumuara, do të dobësohet aftësia e përthithjes së vitaminës D dhe kalciumit nga zorra. Në të njëjtën kohë, me uljen e stërvitjes në natyrë reduktohet vitamina D në organizëm.
Me rritjen e moshës, struktura fizike e kockave të personave të moshuar do të ketë edhe ndryshimet përkatëse. Sasia e përgjithshme e mineraleve të personave të moshuar ndodhet në nivelin e ulët. Osteoporoza është problemi i zakonshëm tek të moshuarit. Prandaj, rreziqet e thyerjes së kockave janë shtuar shumë për personat e moshuar.
Masat e përshtatshme për shtyrjen e humbjes së kockave
Rregullimi i strukturës së ushqimeve: të moshuarit duhet të marrin kalcium dhe vitaminë D të mjaftueshëm përmes dietës. Qumështi dhe nënproduktet e tij, prodhimet e detit dhe fasulet janë ushqimet që kanë shumë kalcium. Përveç këtyre, kërpudhat, mëlçitë, vezët dhe ushqimet e tjera që kanë vitaminë D janë shumë të nevojshme për të moshuarit.
Stërvitjet e lehta në natyrë: stërvitjet fizike jo shumë të forta mund të lehtësojnë fenomenin e reduktimit të masës kockore. Për shkak të karakteristikave të veçanta të të moshuarve, duhet të merren kryesisht me aerobi, ecje të shpejtë, vrap i ngadaltë, not, Taiji etj. Duhet të shmangen stërvitjet e forta. Nga ana tjetër, duhet të qëndrojmë në dritën e diellit për 20-30 minuta.
Ndryshimi i shprehive negative: pirja e duhanit mund të shtojë dëmtimin e kockave dhe humbjen e kalciumit nga kocka. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike mund të shkaktojë pengesa për metabolizimin e kockave. Konsumi i kafesë së fortë mund të shtojë humbjen e kalciumit përmes urinës. Nëse ndryshohen këto zakone, mund të shtyni fenomenin e osteoporozës. (Xu Guang)