Në krahasim me të rinjtë, meshkujt e moshës së tretë kanë karakteristika dhe kërkesa të ndryshme psikologjike, të cilat shfaqen në disa fusha si:
Dobësimi i aftësive të shqisave: aftësitë e shqisave të të parit, të dëgjuarit, të shijuarit, të nuhaturit etj, dobësohen. Ulja e dëgjimit do të ndikojë në komunikimin me të tjerër dhe mund të shkaktojë më shumë keqkuptim dhe shqetësim.
Dobësimi i kujtesës: të moshuarit humbin shumë shpejt kujtesën afatshkurtër. Ata mbajnë më shumë mend kujtimet afatgjata dhe mund të përshkruajnë ndodhitë e asaj kohe në mënyrë të saktë dhe të gjallë.
Dobësimi i inteligjencës: me rritjen e moshës, aftësia e të mësuarit dhe e zgjidhjes së problemeve tek të moshuarit do të dobësohen.
Luhatja e madhe e humorit: të moshuarit mund të kenë humor më të paqëndrueshëm, duke u shfaqur me ngacmimet dhe zemërime të shpeshta. Të moshuarit duhet të komunikojnë më shumë me të tjerët.
Qëndrueshmëria e karakteristikave të personalitetit: me rritjen e moshës, të moshuarit ruajtën qëndrueshmërinë më të lartë të karakteristikave të personalitetit të tyre në krahasim me të rinjtë.
4 presionet e zakonshme psikologjike për meshkujt e moshës së tretë
Problemet psikologjike të meshkujve të moshës së vjetër lidhen ngushtë me fazat e zhvillimit të jetës dhe shfaqen kryesisht në këto 4 fusha:
1. Frika nga humbja: për shkak të përkeqësimit të shëndetit, të gjendjes trupore dhe aftësisë së vetë-kujdesjes, shumë të vjetër kanë ndjenjën e humbjes, duke shfaqur shenja ankthi, zemërimi etj. Frika më e madhe e të moshuarve është vdekja, sidomos për pacientët e prekur nga kanceri ose sëmundje të tjera të pashërueshme. Mbi 1/4 e të moshuarve shfaqin shqetësime të shpeshta për këtë gjë. Disa të moshuar thanë se nuk kanë frikë nga vdekje, por ata mendojnë shpesh për vdekjen dhe nuk duan që të qëndrojnë në shtrat për shumë vite para vdekjes.
2. Ankthi dhe depresioni: me plakjen e trupit, problemet e ankthit të depresionit bëhen më të dukshme. Të moshuarit me aftësi të humbura do të shtojnë ngarkesën ndaj familjarëve. Fëmijët e tyre janë të zënë me punë ose edukimin e brezit të ri dhe nuk kanë shumë kohë mjaftueshme për ta. Prandaj, të moshuarit mund të kenë depresion të madh.
3. Nënvlerësimi i vetes dhe vetmia: për shkak të humbjes së vendeve të punës dhe të plakjes së funksioneve të ndryshme trupore, të moshuarit kanë vështirësi të madhe për komunikimin me të tjerët dhe mund të ndjejnë thellësisht vetminë. Personat që më parë kishin një status të lartë në shoqëri do të ndiejë pafuqshmëri dhe mërzi të madhe, pasi dalin në pension.
4. Sindroma e të moshuarve të vetmuar: pas rritjes së fëmijëve, disa të moshuar jetojnë vetëm dhe kështu kanë ndjenjën e izolimit dhe të braktisjes. Ata mund të kenë një sërë sindromash si i vetmi, zbrazëti, hidhërim etj.
Si të jetojmë së bashku me familjarët në mënyrë harmonike?
Në përgjithësi, të moshuarit që komunikojnë më shpesh me familjarët jetojnë më gjatë dhe me një cilësi më të mirë jetese. Prandaj, bashkëjetesa me familjarët e tjerë është shumë e rëndësishme për të moshuarit.
Nuk duhet të ndalojmë aktivitetet që na pëlqejnë pavarësisht moshës. Meshkujt e moshuar që s'mund të jetojnë të relaksuar duhet të bëjnë aktivitete të ndryshme për shëndetin fizik dhe psikologjik. Mund të fillojnë aktivitete që nga punët shtëpiake e deri tek punët e lehta vullnetare në komunitet.
Fëmijët duhet të kuptojnë gjendjen fizike dhe kërkesat psikologjike të të moshuarve. Prindërit kanë punuar gjithë jetën për rritjen e fëmijëve dhe për mirëqënien dhe harmoninë e familjes. Familjarët duhet t'u kushtojnë vëmendje të madhe prindërve, për të pakësuar humorin e tyre të vetmuar dhe të ankthit, për t'u sjellë atyre gëzim dhe ngrohtësi, të cilat janë nevojat më të mëdha të të moshuarve dhe nuk mund të zëvendësohen me anën e materialeve. Në kohën e lirë, fëmijët duhet t'i shoqërojnë të moshuarit për shëtitje dhe të diskutojnë tema me interes për ta. Nëse është e nevojshme, mund t'i pyesni ata për disa probleme të jetës, në këtë mënyrë ju i vlerësoni ata dhe nga ana tjetër ata ndihen të dobishëm.
Rregullimi i gjendjes psikologjike për periudhën e vonshme të jetës
Dalja në pension zhvendos rolin shoqëror, nga një person në karrierë ose i rëndësishëm në një "njeri të lirë". Kjo gjë simbolizon humbjen e shumë funksioneve dhe shumë vlerave. Të moshuarit që kanë pasur arritje në punë mund të japin idenë si persona autoritarë dhe t'u kërkojnë të tjerëve që të dëgjojnë fjalët e tyre e t'i respektojnë. Këta meshkuj mund të kenë konflikte me familjarët pas daljes në pension. Për këtë ata duhet të bëjnë këto përpjekje:
1. Qartësimi i ideve dhe përcaktimi i statusit të ri: duhet të njohin ligjet e natyrës e të jetës. Të gjithë do të plaken një ditë, ky është ligj i pashmangshëm i jetës. Duhet të pranojmë fazën e re të jetës me qëndrim pozitiv.
2. Zbulimi i interesave të reja në jetën pas pensionit: meshkujt e moshuar mund të zbulojnë interesat e reja sipas kushteve praktike dhe ambientit aktual, si mbjellja e bimëve, peshkimi, vallëzimi, lojërat e shahut, stërvitjet sportive etj. Këto interesa mund të përmirësojnë gjendjen psikologjike dhe gjendjen shëndetësore.
3. Vazhdimi i mësimeve: gjendja e shëndetit psikologjik e meshkujve të moshuar mund të përmirësohet me ngritjen e nivelit arsimor. Personat me arsim më të lartë kanë shëndet më të mirë psikologjik. Mësimi luan rolin e rëndësishëm për shtyrjen e dobësimit të funksionit të njohjes.
4. Njohja e më shumë miqve: meshkujt e moshuar duhet të zgjerojnë komunikimin shoqëror, të shkëmbejnë idetë me personat në moshë të ngjashme, duke shprehur gjendjen e tyre të brendshme, duke ngushëlluar njëri-tjetrin gjatë komunikimit. Mund të zhvillohen aktivitete me interesa të përbashkëta me miqtë.
Kontributi nga palët e ndryshme për të garantuar jetën e lumtur të të moshuarve
Familja dhe shoqëria duhet të ofrojnë ndihmë të përbashkët për shëndetin psikologjik të të moshuarve, për të pakësuar pengesat psikologjike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
Ruajtja e harmonisë familjare është gjëja më e rëndësishme. Të moshuarve u nevojtet shumë atmosfera harmonike e familjes. Ata duan që të shprehin idetë e tyre dhe të bëjnë komunikim të shpeshtë me fëmijët.
Institucionet e studimit shoqëror duhet të forcojnë studimet për metodat efektive të ndërhyrjes psikologjike ndaj të moshuarve. Sektorët e shëndetit publik mund të zhvillojnë arsimet shëndetësore për të prezentuar njohurinë bazë mbi problemet psikologjike të meshkujve të moshuar, për të rritur vetëbesimin tek ta.