Thuhet se floku është gjysma e bukurisë, por kur ai është i shëndetshëm dhe me shkëlqim. Nëse floku do të na bjerë shumë do të përballemi me presion të madh për humbjen e bukurisë.

Nga vjen rënia e flokëve?

Sipas të dhënave të fundit rreth 250 milionë kinezë, mes të cilëve 130 meshkuj dhe 120 femra përballen me rënien e flokut. Ky numër po shtohet me 15% çdo vit. Shumë persona stresohen së tepërmi nga rënia e flokëve.

Kur krehim ose lajmë flokët shohim që ato bien më tepër. Por kjo rënie a simbolizon problemin e alopecisë apo problem tjetër serioz të flokut? Sigurisht që jo. Në përgjithësi, një person ka afro 100 mijë flokë dhe do të humbasë shumë flokë çdo ditë. Nëse çdo ditë humbasim mbi 100 fije floku dhe ky fenomen zgjat për 2-3 muaj, duke shkaktuar pakësim të dukshëm të flokut atëherë, ky është problem i rënies së flokëve.

Përse na bien flokët?

Arsyet e rënies së flokut janë të shumta si sëmundjet e tiroides, lupusi, anemia, diabet, kontakimi me materiale kimike, radioaktiviteti etj. Por shumica e problemeve të rënies së flokut vjen për 3 arsye: alopecia areata, alopecia androgjenetike, telogen effluvium (humbja e flokëve pas një stresi, shoku ose ngjarje traumatike. Zakonisht ndodh në scalp)

Alopecia areata:

Alopecia areata mund të shfaqet brenda një nate dhe zona e humbjes së flokës mund të jetë shumë e dukshme. Në disa zona të kokës, skalpi mund të duket plotësisht, madje mund të shfaqet fenomeni i rënies së të gjitha flokëve. Shumë pacientë të prekur nga alopecia areata përballet me stres të madh, ankth, pagjumësi, lodhje dhe probleme të tjera, që shkaktojnë çrregullim të sistemit imunitar. Për shkak se alopecia areata shfaqet shumë shpejt dhe flokët në disa zona humbasin plotësisht, pacientët mund të kenë frikëra të ndryshme. Por në fakt, ky s'është një problem serioz. Nëse qetësohemi dhe rregullojmë gjendjen psikologjike, lehtësojmë presionin shpirtëror, garantojnë gjumë të plotë dhe bëjmë sa më parë vizita mjekësore si dhe përdorim ilaçe të përshtatshme, ky problem mund të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër. Shumë pacientë mund të shërohen edhe pa ndërhyrje mjekësore. Mund ta vlerësojmë këtë problem si rënia e shpejtë e flokut dhe kthimi i shpejtë i tij.

Alopecia androgjenetike:

Kjo lloj alopecie haset zakonisht tek të rinjtë, kryesisht tek meshkujt. Sipas studimeve, 21.3% e meshkujve kinezë dhe 6% e femrave kineze kanë problemin e alopecias androgjenetike, domethënë afro 1 në 5 meshkuj kanë këtë problem. Meshkujt me këtë problem mund të jenë tullacë në zonën e përparme apo qëndrore të kokës dhe mund të kenë rënie të pandërprerë. Flokët e femrave me këtë problem mund të rrallohen dita-ditës, por nuk kenë problemin e daljes së tullës.

Për shkak të shpejtimit të ritmit të jetës dhe ndikimit të elementeve negative si fjetja në orët e vona, konsumi i shumë ushqimeve të skuqura e të ëmbla, rritja e presionit shpirtëror etj, më shumë të rinj që lindën pas vitit 1990 përballen me problemin e alopeciasë androgjenetike.

Alopecia androgjenetike lidhet kryesisht me trashëgiminë. Shumica e pacientëve të prekur me këtë problem vijnë nga familje me histori të kësaj sëmundjeje. Për shkak të geneve, njerëzit me këtë problem kanë nivel normal të hormoneve mashkullore, por ata kanë metabolizëm abnormal të hormoneve meshkullore në lëkurë të kokës, duke shkaktuar atrofi të folikulit të flokut. Shumica e pacientëve të prekur me alopeci androgjenetike kanë fenomenet e rritjes së yndyrës në skalp. Por siç e kemi përmendur, arsyja kryesore e alopecisë androgjenetike është elementi i trashëgimisë, prandaj yndyra e shumtë në kokë është vetëm fenomen shoqërues. Larja e shpeshtë e flokut s'mund të përmirësojë fenomenin e rënies, por madje mund të shkaktojë sekretimin e më shumë yndyrë në kokë. Prandaj, është më e mirë që t'i lani flokët njëherë në 2 ose 3 ditë. Mund të përdorni shampo kundër yndyrës.

Nëse përdorim ilaçe për trajtimin e këtij problemi, trajtimi duhet të zgjasë për të paktën 3-6 muaj. Por alopecia androgjenetike lidhet me elementë të trashëgimisë dhe pas ndalimit të ilaçeve, problemi i alopecisë mund të rikthehet. Pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të tregohen të duruar.

Përveç elementit të trashëgimisë, stresi, pijet alkoolike, mungesa e stërvitjes, fjetja në orët e vona, ushqimet tepër të yndyrshme dhe pikante janë disa arsye të tjera të alopecisë androgjenetike. Këto janë arsyet që gjithnjë e më shumë të rinj të preken nga ky problem. Prandaj, ruajtja e zakoneve të shëndetshme të jetës dhe lehtësimi i presioneve të jetës janë shumë të rëndësishme për zbutjen e problemit të alopecisë androgjenetike.

Telogen effluvium

Ky është një problem shumë i zakonshëm klinik. Disa persona që preken nga ky problem për shkaqet fizike, si rënia e flokëve pas lindjes, rënia e flokëve në vjeshtë etj. Disa janë për shkaqe të sëmundjeve kronike, kirurgjisë, drogës, çrregullimit ushqimor, mungesës së ushqimeve, shok, helmim nga metalet e rënda etj. Telogen effluvium akute mund të shfaqet në 2-3 muaj pas shkaqeve përkatëse, duke u shoqëruar me rënien e shumë flokëve për 6 muaj. Fenomenet e 95% pacientëve mund të lehtësohen automatikisht brenda gjysmë viti. Por telogen effluvium kronik mund të zgjasë për mbi 6 muaj si dhe shumë vjet, kryesisht tek femrat 40-50 vjeçe.

Shumë femra i kushtojnë vëmendje të madhe rënies së flokëve paslindjes, veçanërisht në 3 muajt pas shtatzënisë, kur niveli i hormonit femëror është shumë i lartë. Periudha e rritjes së flokës zgjatet dhe flokët janë më të errët dhe më të ndritshëm. Pas lindjes së fëmijëve, niveli i hormeve femërore bie shumë shpejt, duke asgjësuar rolin e frenimit të rritjes së flokëve. Shumë nga folikulat hyjnë në periudhë tkurrjeje dhe pushimi, duke u shfaqur fenomeni i rënies së flokut. Ky është një fenomen i zakonshëm fizik që shkaktohet nga ndryshimi i nivelit të hormoneve dhe kalon pas 2-6 muajsh, prandaj nuk duhet të shqetësoheni shumë. Nënat e reja me problemin e rënies së flokut pas lindjes, duhet të jenë pozitive, të shmangin humorin ekstrem dhe luhatjet emocionale, të garantojnë ushqim cilësor, pushimet dhe gjumin e mjaftueshëm.

Përse na bie floku në vjeshtë? Rritja e flokëve ndikohet nga shumë elemente, duke përfshirë elementin stinor. Flokët mund të ndryshojnë sipas stinës. Marsi është kulmi i rritjes së flokëve. Në muajt e tjerë shpejtësia e rritjes së flokëve do të ulet gradualisht. Prandaj, rënia e flokëve në vjeshtë mund të zbutet me kalimin e stinës.(Xu Guang)