Të moshuarit mund të përballen me sëmundje të ndryshme orale, veçanërisht me problemet e dhëmbëve. Për shkak të gërryerjes prej dhjetra vitesh, dhëmbët do të hollohen dhe mund të thyhen lehtësisht, mund të ketë inflamacion të mishrave të dhëmbëve apo gingivitis etj.
Kariesi
Ndër problemet orale, incidenca e kariesit renditet në vendet e para. 98.6% e të moshuarve kanë problem. Çdo i moshuari ka 15.27 dhëmbët të prekur nga kariesi në nivel mesatar. Nëse ka prishje të dhëmbëve duhet të drejtohemi menjëherë tek dentisti, i cili do nis pastrimin e tyre:
1. Pastrimi i pllakave bakteriale.
Duhet të pastrojmë në kohë bakteret e mbetura tek dhëmbët. Çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje duhet të pastrojmë dhëmbët me furçë në drejtimin e duhur. Përdorimi i fijeve për dhëmbët mund të hyjë në mes të kanaleve mes dy dhëmbëve dhe të pastrojë ushqimet dhe bakteret e mbetura atje, të cilat furça jo gjithmonë i heq.
2. Përdorimi i fluorurit për parandalimin e kariesit.
3. Kontrolli i sasisë së sheqerit të konsumuar dhe pastrimi i dhëmbëve pas konsumit të ushqimeve të ëmbla.
4. Zhvillimi i kontrolleve orale periodike. Të moshuarit duhet të bëjnë të paktën një kontroll në vit dhe të mjekojnë sa më parë dhëmbët e prishur.
Sëmundjet periodontale
Kina po bëhet një vend me përqindje të madhe të të moshuarve. Sëmundjet periodontale, veçanërisht periodontitisi është bërë një problem i dukshëm oral. Periodontitisi ndahet në dy situata:
1. Problemet gingivale: pacientët e moshuar kanë rezistencë të dobët dhe disa sëmundjet sistemike. Përdorimi i disa ilaçeve mund të shkaktojë inflamimin e tepërt të mishit të dhëmbëve. Antibiotikët mund të shkatërrojnë ekuilibrin e mjedisit të baktereve.
2. Gingivitisi: gingivitisi mund të shoqërohet me erë të keqe të gojës në nivele të ndryshme dhe mund të shkaktojë pezmatim endodontik dhe sëmundje të rrënjëve të dhëmbëve, duke sjellë dhimbje të madhe dhe penguar përtypjen e ushqimeve. Nëse gingivitisi i të moshuarve nuk mund të mjekohet në kohë, mund të shkaktohet humbja e dhëmbëve.
Metodat e përballimit:
Kur ka fenomene të gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve gjatë larjes së dhëmbëve apo ngrënies ose lëvizjes së dhëmbëve, duhet të zhvillohen në kohë analizat mjekësore në stomatologji, për të hartuar një projekt të mjekimit dhe mirëmbajtjes së gingivalit nga mjekët. Mjekimi i gingivitisit ndahet në 4 procese: së pari, trajtimi bazë: pastron pllakët bakteriale dhe gurëzat. Së dyti, trajtimet me kirurgji në mish të dhëmbëve, do të zhvillohen në 4 javët pas procesit të parë. Së treti, trajtimi i riparimit, do të zhvillohet në 2 deri në 3 muaj pas operimit. Së katërti, trajtimi i mbështetjes në gingival do të zhvillohet me afat çdo 3 ose 6 muaj.
Humbja e dhëmbëve
Humbja e dhëmbëve është fenomen i zakonshëm tek të moshuarit. Kur të moshuarit humbin mbi 1/4 e dhëmbëve, do të ndikohen funksionet normale të gojës, veçanërisht funksioni i përtypjes, duke ndikuar më tej tretjen dhe thithjen e materialeve ushqyese. Mungesa e dhëmbëve për një afat të gjatë mund të ndikojë seriozisht shëndetin fizik dhe atë psikologjik, si dhe cilësinë e jetës. Prandaj, sugjerohet që të vendosen në kohë dhëmbët e humbur.
3 metodat e përballimit:
Së pari, ruajtja e zakoneve të mira për shëndetin oral. Duhet të pastroni në kohë pllakat bakteriale të grumbulluara mbi dhëmbë. Është mirë që goja të lahet pas çdo vakti. Në mëngjes dhe mbrëmje, dhëmbët duhet të lahen me furçë.
Së dyti, pastrimi i protezave të dhëmbëve çdo ditë.
Së treti, ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore. Për shkak të dobësimit të funksioneve të përtypjes, konsumi i shumë ushqimeve është i kufizuar për të moshuarit. Kjo mund të shkaktojë kequshqyerje, prandaj, duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe dietës së shëndetshme.
Sëmundjet e mukozës në gojë
Ulcerat janë ndër sëmundjet më të zakonshme të gojës te të moshuarit, pasi rrënjët e dhëmbëve të prishur dhe majat e dhëmbëve të mprehta mund t'i stimulojnë mukozës. Përveç kësaj, vendosja e protezave të dhëmbëve të papërshtatshme, përdorimi i padrejtë i furçave të dhëmbëve dhe pijet e nxehta mund të shkaktojnë dëmtimet e mukozës gojore.
Metodat e trajtimit:
1. Heqja e zakoneve të pashëndetshme: nëse mukoza e gojës stimulohet nga veset negtive si duhanpirja, pijet alkoolike etj, mund të shkaktohen sëmundje të ndryshme në gojë. Duhet të merren masat e para për parandalimin e sëmundjeve, asgjësimin e stimulimeve negative, lënien e duhanit dhe pijeve alkoolike.
2. Analiza e hershme mjekësore: të moshuarit duhet
t'i kushtojnë vëmendjet e mëdha ndryshimit të mukozës orale. Nëse ulcerat e gojës nuk ikin për një periudhë mbi 2 javore, duhet të bëni analizat mjekësore sa më parë. Duhet të hiqni sa më parë rrënjët e dhëmbëve të prishura, të rregulloni majat e dhëmbëve dhe të rivendosin protezat apo dhëmbë porçelani
3. Dieta e përshtatshme: duhet të shmangin ushqimet tepër të forta, tepër të ftohta ose tepër të nxehta. Ushqimet si spinaqi etj kanë riboflavinë dhe mëlçitë e kafshëve janë të pasur me vitaminë B, të gjitha këto mund të parandalojnë ulcerat e gojës, pezmatimet e gjuhës etj. Domatet kanë funksionin e asgjësimit të nxehtësisë së brendshme dhe lehtësimin e etjes. Ky frut mund të eleminojë thatësinë brenda gojës dhe gjakderdhjen e mishirave të dhëmbëve. (Xu Guang)