Vitet e fundit, me zhvillimin e teknologjisë së internetit, spitalet po e përdorin gjithnjë e më shumë internetin duke shtuar në mënyrë të dukshme përvojat mjekësore dhe efikasitetin e shërbimeve.
Në prillin e sivjetshëm, zyra e Këshillit të Shtetit publikoi Opinionet e Nxitjes së Zhvillimit të "Internetit dhe Kujdesit Mjekësor", për të nxitur organet shëndetësore të shfrytëzojnë teknologjinë e informacionit për zgjerimin e shërbimeve. Këto opinione përkrahin integrimin e internetit me mjekësinë, shëndetin publik, sistemin e furnizimit të ilaçeve etj.
1. Në qyteti Yan Tai të provincës Shandong, "spitali inteligjent" lehtësoi procesin shëndetësor.
Ditët e fundit, nisi funksionimi i programit "spitali inteligjent" pranë spitalit "Yan Taishan" të qytetit Yantai. Ky program i ka transferuar shërbimet mjekësore si regjistrimi, pagesa, dhënia e raporteve etj., në internet dhe smartfonë.
Pacientët që planifikojnë vizitat mjekësore në spitale, mund të prenotojnë takimin me mjekun përmes aplikacioneve të celularit si Wechat ose Alipay. Koha e takimit mund të saktësohet madje deri në minuta.
Drejtori i Departamentit Ambulator të spitalit "Yan Taishan", Liu Shuliang dha një shembull: "Pas regjistrimit në aplikacionin e Wechatit në celular, qytetarët mund të prenotojnë takimin me mjekët në këtë ditë.
Përveç kësaj, qytetarët mund të bëjnë prenotim edhe për 2 javët e ardhme. Ata mund të zgjedhin në mënyrë të pavarur kohën e takimit mjekësor, duke shmangur vonesat apo problemet e tjera për vizitë shëndetësore."
Gjatë periudhës së trajtimit, pacientët duhet të bëjnë një sërë ekzaminimesh, përgjigjet e shumë prej të cilave kërkojnë disa ditë për të dalë. Pas vënies në funksionim të "spitalit inteligjent", pacientët mund të përzgjedhin "kërkimin me gisht" për rezultatet e ekzaminimeve.
Zv-drejtorja e Sektorit të Informacionit të Spitalit "Yan Taishan", Liu Haixia tha:"Pas daljes së rezultateve të ekzaminimeve, pacientët mund t'i shohin ato përmes aplikacioneve Wechat dhe Alipay, të cilat mund të printohen përmes makinerive si (ATM) me vetëshërbim."
Përveç kësaj, pacientët mund të bëjnë pagesën përmes aplikacioneve në celular Wechat, Alipay ose kartave bankës për shërbimet mjekësore. Në këto kushte nuk ka nevojë të merrni shumë para të thata.
Deri në vitin 2020, metoda e "spitalit inteligjent" do të përhapet në të gjithë vendin. Në korrikun e këtij viti, Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës dhe Administrata Kombëtare e Barnave publikuan "Njoftimet mbi Thellimin e Zhvillimit të Aktiviteteve të 'Shëndetit dhe Mjekësisë përmes internet plus'". Sipas këtij njoftimi, deri në vitin 2020, organet kineze të Shëndetësisë mbi nivelin e 2-të do ta ofrojnë shërbimet si trajtim mjekësor të rezervuar, zgjedhjen e mjekëve në mënyrë inteligjente, kërkimi i rezultateve të ekzaminimeve etj, për të pakësuar kohën e pritjes dhe të lëvizjes së pacientëve.
2. Në distriktin Jia të provincës Henan u realizuan 158 mijë raste trajtimi përmes mjekimit në largësi "shëndeti dhe mjekimi përmes internet plus" mund të garantojë procesin e mjekimit më inteligjent dhe më të volitshëm. Personat në rajone të thella mund të gëzojnë gjithashtu trajtim nga mjekët e gradës specialist. Zhang Qiangbin që banon në distriktin Jia të qytetit Ping Dingshan të provincës Henan na flet më hollësisht për këtë.
Zhang Qiangbin 54 vjeç është nga një familje e varfër në fshatin Duan Gou të distriktit Jia. Në të kaluarën ai pati shtrëngim në gjoks, marrje mendsh, të rrahura të larta të zemrës. Ai tha se kur kishte keto probleme s'mund të ecte vetë, por e ndihmoi familja duke e mbajtur deri në klinikën e fshatit. Mjeku i fshatit Wang Tingjie pasi i bëri një elektrokardiogramë e transferoi rezultatin përmes internetit në spitalin e Mjekësisë Tradicionale Kineze në distriktin Jia. Pas 5 minutash, erdhi përgjigja nga specialisti i këtij spitali Bian Chenhao se z. Zhang kishte bradycardia jonormale e sinusit dhe 2. Ishemi të miokardit. Duke marrë parasysh për paraqitjen e tij klinike, Zhang Qiangbin u diagnozua me sëmundje zemre, që ishte serioze. Pacienti Zhang Qiangbin u dërgua për Spitalin e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Distriktin Jia, ku bëri skaner. Më vonë, ai u dërgua menjëherë për trajtim në Spitalin Nr. 1 pranë Universitetit të Zheng Zhou-s.
Në zyrën e internetit të Spitalit të Mjekësisë Tredicionale Kineze, nënkryetari i këtij spitali Xing Junwei tha:"Çdo ditë kemi deri në 80 elektrokardiograma dhe brenda një muaji kemi mbi 2000 të tilla."
Platforma e trajtimit shëndetësor përmes internetit mund të mundësojë diagnostikimin në distancë, me video me video konferencë mes 4 palëve. Specialistët e shëndetit mund t'u thonë në kohë rekord pacientëve mbi gjendjen e sëmundjes dhe në të njëjtën kohë të planifikojnë për trajtimin mjekësor. Në prillin e vitit 2017, u ngrit Qendra e Shëndetit në Internetit në Distriktin Jia. Sipas të dhënave statistikore, prej funksionimit të kësaj platforme, janë zhvilluar 15,808 diagnostikime në distancë.
Deri në vitin 2020, shërbimet mjekësore në largësi do të mbulojnë të gjitha spitalet e distriktit të Kinës.
3. Rajoni Autonom Ningxia-s i provincës Gansu: 2.56 milionë banorët trajtohen nga mjekët e familjes përmes internetit.
Përdorimi i teknologjisë së internetit për mjekim mund të ofrojë shërbimin e mjekut të familjes për çdo familje. Sipas planit, deri në fund të vitit 2018, Komisioni i Shëndetit dhe Planifikimit Familjar i Ningxia-s do të përdorë sistemin e platformës së shërbimeve të nënshkrimit të marrëveshjes me mjekët e familjes.
Kjo platformë do të mundësojë nënshkrimin e marrëveshjes përmes internetit mes mjekëve të familjes dhe banorëve, administrimin e shërbimeve të shëndetit ndaj banorëve, trajtimin nëpërmjet internetit, vizitat mjekësore në kohë, vlerësimi i shëndetit të banorëve etj.
Deri në fund të majit të vitit 2018, në Ningxia, u formuan në përgjithësi 1679 grupe të mjekëve të familjes, u nënshkruan marrëveshje me mjekët e familjes me 2.56 milionë banorë.
Sipas "Njoftimeve mbi Thellimin e Zhvillimit të Aktiviteteve të 'Shëndetit dhe Mjekësisë nëpërmjet internetit plus'", Kina do të shpejtojë përdorimin e platformës së informacionit inteligjent për nënshkrimin e marrëveshjes me mjekët e familjes, për të ofruar shërbime efektive nëpërmjet internetit. (Xu Guang)